21 C
Prizren
E hënë, 1 Shtator, 2025

MKRS-ja hap thirrjen për konkursin “Çmimi për diversitetin kulturor 2018”

Në shënim të vitit të Trashëgimisë Kulturore Evropiane dhe në zbatim të Strategjisë Kombëtare për Trashëgimi Kulturore, MKRS përmes Departamenti të Trashëgimisë Kulturore ndanë Çmimin Vjetor për Diversitet Kulturor të Kosovës për projektin më të mirë që promovon Diversitetin Kulturor të Republikës së Kosovës, shkruan KultPlus.com

Kultura si komponent thelbësor i çdo shoqërie, është pëlhurë që bashkon komunitetet dhe u jep atyre mundësi për shpërfaqjen e identitetit të tyre unik. Njohja dhe faktorizimi i diversitetit kulturor është thelbësor për të ruajtur trashëgiminë kulturore në mënyrë efikase. Përfshirja e diversitetit kulturor, sidomos nëpërmjet ruajtjes së trashëgimisë kulturore, sjell përfitime të prekshme. Përqafimi i diversitetit kulturor në përditshmëri është një forcë lëvizëse për rritjen e qëndrueshme ekonomike, si dhe çelës për të jetuar jetë të përmbushura.

Ndaj, Ministria e Kulturës Rinise dhe Sportit (MKRS) përmes Departamentit te Trashëgimisë Kulturore ju fton të merrni pjesë në konkursin për Çmimin vjetor për “Diversitet Kulturor të Kosovës”.
Me këtë konkurs ndërdisiplinor MKRS synon të festoj përpjekjet shembullore, të individëve dhe organizatave, për të shfaqur diversitetin kulturor përmes projekteve të veçanta, duke mirëpritur projektet që pozitivisht tregojnë mënyrat e shumëfishta përmes së cilave kulturat e grupeve dhe shoqërive gjejnë shprehje por edhe për mënyrat me të cilat trashëgimia kulturore e njerëzimit ruhet, kultivohet dhe përcillet të gjeneratat e ardhshme.

Përmes këtij konkursi dhe programeve të ngjashme, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka për qellim të rrisë ndërgjegjësimin dhe të kuptuarit e diversitetit kulturor në Kosovë./ KultPlus.com

Më Shumë

Kërkimi

Enver Sulaj  Si në romane vrapova pas flokut të saj Buza shkrumb më mbeti në sy Si flaka mbi çatinë e djegur. M'u errësuan të gjitha rrugët Të gjitha...

Artan Abrashi: Fitorja në Prizren është jo vetëm e mundshme, por e sigurt

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Prizrenit, Artan Abrashi, ka realizuar  me kandidatët për Kuvendin Komunal,  një takim që ai e...

Lajmet e Fundit