7.5 C
Prizren
E hënë, 9 Mars, 2026

MKRS ndan Çmimet Vjetore për Teatër

Në amfiteatrin e Teatrit Kombëtar të Kosovës në Pallatin e Rinisë në Ditën Botërore të Teatrit u mbajt ceremonia e ndarjes së çmimeve vjetore për teatër 2023.

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, bazuar në vlerësimin e jurisë profesionale, çmimin për shfaqjen më të mirë ia ndau regjisorit francez Igor Mendijsky për shfaqjen “1984”, Teatri Kombëtar i Kosovës.

Çmimi për vepër jetësore post-mortem iu nda artistit të madh, Muharrem Qena.

Çmimin për regjinë më të mirë e mori regjisori Fadil Hysaj për shfaqjen “Fausti”, Teatri Kombëtar i Kosovës, Teatri Bekim Fehmiu Prizren, Teatri i Qytetit Gjilan.

Çmimin për aktorin/aktoren më të mirë e mori Adrian Morina për dy role në shfaqjet “1984” dhe “Fausti”.

Çmimi për prezantim të suksesshëm ndërkombëtar iu nda “Qendrës Multimedia”.

Pjesë e jurisë profesionale në këtë edicion ishin: Kushtrim Koliqi, Ag Apolloni, Ilir Bokshi, Doruntina Basha dhe Ernest Malazogu.

Çeku në fjalën e tij ka uruar laureatët e çmimeve, duke theksuar se MKRS-ja dhe Qeveria u është falënderues të gjithë atyre që përbëjnë komunitetin teatror.

“Nga ata të cilët na bie t’i shohim më shpesh, aktorët/et në skenë, skenaristët, regjisorët, dramaturgët dhe ekipet e tjetra profesionale e deri te pjesa që i shohim më pak, por që janë shumë të rëndësishëm. Pra, ata që qëndrojnë prapa skenave të cilët e bëjnë të mundur magjinë e teatrit”, ka thënë ministri Çeku.

Më Shumë

Prizreni pret derbin e madh: Liria sfidon lideren Vushtrria

Sot në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren zhvillohet një nga përballjet më të rëndësishme të Ligës së Parë të Kosovës, ku Liria pret lideren...

Shkruhet historia: Pilotja e Kosovës renditet e para në botë në paragllajd

Sporti ajror i Kosovës ka shënuar një moment historik. Pilotja e paragllajdit, Lisjeta Thaqi është renditur e para në botë në kategorinë e femrave, duke...

Lajmet e Fundit