MKRS ndan çmimin për Veprën Jetësore “Azem Shkreli” dhe katër çmime tjera në fushën e letërsisë

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka ndarë çmimin për Veprën Jetësore “Azem Shkreli” dhe katër çmime të tjera në fushën e letërsisë, atë për veprën më të mirë në prozë, në poezi, në kritikë letrare si dhe për veprën më të mirë të përkthyer në gjuhën shqipe, raporton Ekonomia Online.

Me këtë rast, çmimi kryesor, ai për Veprën Jetësore “Azem Shkreli”, iu nda shkrimtarit Zejnullah Rrahmani.

Ndërsa, çmimi për veprën më të mirë në prozë “Anton Pashku” iu dha Veli Karahodës për romanin “Fundi i palavdishëm i Igor Bagrickit”.

Sabit B. Bajraktari për librin “NOAH” fitoi çmimin për veprën më të mirë për poezi “Ali Podrimja”, e çmimin për veprën më të mirë në kritikë letrare dhe eseistike “Ibrahim Rugova” e mori Haqif Mulliqi për veprën “Henrik Ibsen – fryma e parë e modernes”.

Çmimi i pestë, ai për veprën më të mirë të përkthyer në gjuhën shqipe “Pjetër Bogdani” iu dha Meliza Krasniqit për përkthimin e veprës “Arti i fiksionit” të David Lodge.

Kryetari i jurisë, Osman Gashi, i cili prezantoi raportin e jurisë dhe vendimin për çmimet letrare, tha se juria ka vendosur që mos të ndajë çmimin e paraparë për veprën më të mirë për fëmijë dhe të rinj “Vehbi Kikaj”.

“Çmimin e paraparë për veprën më të mirë për fëmijë dhe të rinj “Vehbi Kikaj” juria propozon të mos e ndajë fare.”, tha Gashi

Përveç kryetarit, juria pati edhe katër anëtarë tjerë: Bardh Rugova, Rrahman Paçarizi, Gezim Aliu dhe Azem Deliu.

 

 

Më Shumë

Përplaset me trotinet një këmbësor në Prizren, i lënduari dërgohet në QKUK

Një aksident trafiku me lëndime të rënda është regjistruar në Prizren, ku janë përfshirë një trotinet dhe një këmbësor. Sipas burimeve të Sinjalit, aksidenti ka...

Komuna e Suharekës pajis “Eko Therandën” me mjete të reja për përmirësimin e shërbimeve publike

Në Komunën e Suharekës janë pranuar pajisje të reja të dedikuara për Ndërmarrjen Publike Lokale “Eko Theranda”, me qëllim të fuqizimit të kapaciteteve operacionale...

Lajmet e Fundit