9.2 C
Prizren
E hënë, 13 Tetor, 2025

Modelja franceze ecën lakuriq në rrugë (Video)

Maria-modele francezePrej dekadash tashmë është veshja e preferuara e miliona personave në mbarë botën dhe aq të zakonshme e të larmishme janë sot, sa vështirë të mos gjesh një person veshur me to në cdo moment.

Shtëpitë e modës kanë modelet e tyre, diku të gjëra, diku më të ngushta, këto të fundit gjërësisht të shpërndara tek femrat.

Por ç’ndodh nëse nuk i ke veshur fare ato, por thjesht i ke ‘të pikturuara’ në trup? Artistja franceze Marie Pryzbylski është ideatorja dhe autorja e një eksperimenti të jashtëzakonshëm në rrugët e Lilës në Francë. Me ndihmën e një modelje 20-vjeçare, ajo përfundoi ‘studimin’ e saj.

Mbi trupin e modeles, të quajtur Maria, nuk kishte asnjë veshje, asnjë copë. Xhinset u vizatuan me mjeshtëri prej artistes. Pas përfundimit të ‘make up’, 20-vjeçara u filmua teksa ecte në rrugët më të populluara të qytetit francez, për të parë nëse dikush do të kuptonte dicka.

Por përvec tërheqjes së vëmendjes për linjat e modeles, askush nuk e kuptoi se vajza mbante veshur xhinse imagjinarë.

Më Shumë

Artan Abrashi pas mbylljes së votimeve: Balotazhi na pret – Prizreni do të fitojë!

Pas përfundimit të votimeve për zgjedhjet lokale, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Prizrenit, Artan Abrashi, ka reaguar me një mesazh...

Ecje sensibilizuese për ndërgjegjësimin kundër kancerit të gjirit në Malishevë

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, mori pjesë sot në ecjen sensibilizuese në Malishevë, në kuadër të Muajit Ndërkombëtar të Ndërgjegjësimit kundër Kancerit...

Lajmet e Fundit