24.9 C
Prizren
E martë, 1 Korrik, 2025

Momenti kur legjenda braziliane Ronaldo pranoi aksidentalisht të nënshkruante për Fulham

Legjenda e Brazilit, Ronaldo, një herë rastësisht pranoi të nënshkruajë me Fulham. Dhe ish-pronari Mohamed Al Fayed kërkoi që ai të luante në Premier League, pavarësisht se asi ishte nën kontratë me Real Madrid-in në atë kohë.

Ronaldo, 46 vjeç, është një nga lojtarët më ikonikë të futbollit falë karrierës së tij të shkëlqyer në klube dhe me Brazilin.

Ish-sulmuesi shënoi 414 gola ndërsa luajti me ekipe si Real, Milan, Inter, Barcelona dhe Brazil.

Ronaldo, tani pronar i klubit spanjoll Real Valladolid, fitoi shumë trofe duke përfshirë dy Kupa Botërore.

Por pavarësisht arritjeve të tij, “Fenomeni” mund të përfundojë duke u penduar për një mundësi të humbur për të luajtur në ligën e lartë të Anglisë.

Sipas gazetarit, Tony Banks, Ronaldo një herë rastësisht pranoi të luante për Fulham.

Gjatë ditëve të tij te Real Madrid, ai përfundoi në Londër për nënshkrimin e librave në Knightsbridge Harrods, në pronësi në atë kohë nga Al Fayed.

Miliarderi, i cili ndërroi jetë këtë muaj në moshën 94-vjeçare, i kërkoi Ronaldo-s të dilte në fushë në “Craven Cottage”. Dhe për shkak të pengesës gjuhësore, Ronaldo rastësisht pranoi të luante.

Megjithatë, ishte një çështje serioze për Al Fayed, i cili disa javë më vonë kërkoi që Ronaldo të futej në formacionin fillestar të Fulham për një ndeshje të ardhshme në Premier League.

“Ronaldo vjen në Harrods për nënshkrimin e një libri. Ai është te Real Madrid. Ai po nënshkruan autobiografinë e tij në Harrods dhe Al Fayed habitet në dhomë dhe thotë ‘mund të vish të luash për Fulham-in’”, tregon Banks.

“Ronaldo nuk është shumë i mirë me anglishten e tij dhe thotë: ‘Po, po, ndonjëherë’. Dy javë më vonë, Andy Ambler (drejtori i atëhershëm i financave të Fulham-it) merr një telefonatë në zyrë. Al Fayed i thotë: ‘Bëje Ronaldo-n të shtunën’. Ambler përgjigjet: ‘Çfarë do të thuash?’ Fayed thotë: ‘Ai tha se do të luajë për Fulham një ditë, e dua atë të shtunën”, vijon gazetari britanik.Albanian Post

Më Shumë

Aktakuzë ndaj dy personave në Prizren, ndërtuan kundërligjshëm një “penthouse” në objektin për banim

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve I.J. dhe E.I. si persona juridikë lidhur me punimet e kundërligjshme ndërtimore në qendrën...

Përurohen kabinetet shkencore në shkollën “Katër Dëshmorët” në Ratkoc

Në kuadër të bashkëpunimit dhe bashkëfinancimit mes Komunës së Rahovecit, Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM) dhe Zyrës Komunale për Komunitete (ZKK), sot janë përuruar...

Lajmet e Fundit