16.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Morata nuk vazhdon te Juventus-i?

Klubi italian duhet të minimizoj shpenzimet këtë sezon dhe nuk duket e mundur për ata që ta kompletojnë transferimin e Morata-s nga Atletico Madrid-i.

Barazimi 2-2 me Torino-n ka ishte goditja e fundit në një sezon që po del të jetë katastrofal për bardhezinjtë.

Për zonjën e vjetër, tani është pothuajse e pamundur të fitojnë atë që do ishte titulli i dhjetë radhazi për ta.

Madje, ata rrezikojnë edhe pjesëmarrjen në Champions për sezonin e ardhshëm.

Ndeshja e të mërkurës përballë Napoli-t, në të cilën dy skuadrat shkojnë me pikë të barabarta nga 56, mmund të jetë vendimtare.

Rezultatet e dobëta kanë ardhur pikërisht në të njejtën kohë kur klubi po përjeton edhe vështirësi ekonomike.

Juventus duhet të minimizoj shpenzimet, dhe për këtë arsye ata janë të gatshëm të heqin dorë nga Cristiano Ronaldo dhe Alvaro Morata.

Të gjejnë një klub të ri për Cristiano-n do jetë shumë e vështirë duke marrë parasysh pagën e tij.

Por, të gjejnë një klub për Moratën nuk është fare e vështirë, pasi ai është në huazim nga Atletico Madrid.

Juventus-i nuk do e kompletoj transferimin prej 45 milionë eurosh gjatë verës, por bardhezinjtë nuk janë të gatshëm as që të zgjasin huazimin për një vit.

Si qëndrojnë gjërat, me shumë mundësi Morata-n do ta shohim përsëri “Rojiblanco” ne verë.

Albanianpost.com

Më Shumë

Moti për sot me diell, vranësira dhe reshje shiu

Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku mund të ketë ndonjë reshje të izoluar shiu gjatë ditës. Në orët...

Malishevë: Dorëzohen çelësat e 10-të shtëpive për familjet në nevojë

10 familje që jetojnë në kushte të rënda ekonomike në komunën e Malishevës, janë bërë me shtëpi banimi. Lajmi u bë i ditur nga kryetari...

Lajmet e Fundit