11.3 C
Prizren
E diel, 8 Mars, 2026

Morena Taraku s’i ndal provokimet, lë pa fjalë fansat me foton e fundit

Morena Taraku është një ndër personazhet më të komentuara të showbizzit shqiptar, për shkak të jetës së saj private por gjithashtu dhe për fotot provokative dhe topless që ndan shpesh në rrjete sociale.

Modelja, e cila numëron më shumë se 1 milion ndjekës në Instagram ka postuar së fundmi, një foto ku shfaqet e veshur me bikini, dhe duket mjaft joshëse. Nuk kanë munguar as komentet e fansave, duke i vënë në pah format mjaft tërheqëse trupore që këngëtarja ka.

Morena është komentuar shpesh edhe për jetën sentimentale. Pak kohë pasi i dha fund lidhjes me biznesmenin iranian, Sasha Sobhiani, këngëtarja deklaroi se ka nisur një romancë të re. Por, pak ditë më parë, një postim i saj në Instagram la të kuptohej se këngëtarja është sërish single.

“Të jesh single nuk do të thotë që je i/e dobët, do të thotë se je i fortë mjaftueshëm për të pritur atë që meriton.”, shkroi Morena, dhe kaqë mjaftoi që të spekulohet se këngëtarja i ka dhënë fund lidhjes disa mujore.

Më Shumë

Enis Kervan emërohet zëvendësministër i Mbrojtjes

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka emëruar si zëvendësministër të Mbrojtjes, Enis Kervan.Ai uroi për pozitën Kervan dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e...

Shkruhet historia: Pilotja e Kosovës renditet e para në botë në paragllajd

Sporti ajror i Kosovës ka shënuar një moment historik. Pilotja e paragllajdit, Lisjeta Thaqi është renditur e para në botë në kategorinë e femrave, duke...

Lajmet e Fundit