Morina: 16 vjetori i Pavarësisë së Kosovës do të festohet me shumë aktivitete në Prizren

Në Prizren do të organizohen disa aktivitete për 16 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Drejtori për Kulturë, Rini e Sport, Adem Morina, njofton se aktivitetet do të fillojnë me paradën e pavarësisë nga nxënësit e shkollave në stadiumin “ Përparim Thaçi”  dhe do të përfundojnë me koncertin e lirisë nga grupe muzikore dhe këngëtarë mbrëmjen e së shtunës në sheshin “Shatërvan”.

Morina, ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë në këto aktivitete, kushtuar ngjarjes më të rëndësishme të historisë sonë më të re, shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.Tv Prizreni

Më Shumë

Aleanca në Prizren vazhdon fushatën intensive pranë qytetarëve

Aleanca në Prizren ka njoftuar se po vazhdon aktivitetet e saj në terren, duke zhvilluar takime me qytetarët në kuadër të fushatës zgjedhore. Sipas njoftimit...

“Nga fusha e blertë në vijën e frontit…” – Munishi nderon ish-futbollistin e Lirisë, Përparim Thaçi

Trajneri i Lirisë, Ismet Munishi, ka përkujtuar ish-futbollistin e klubit prizrenas dhe dëshmorin e UÇK-së, Përparim Thaçi, me një mesazh emocional të publikuar në...

Lajmet e Fundit