11.6 C
Prizren
E hënë, 6 Prill, 2026

Mos emërimi i zëvendësministrave përplas Qeverinë me shoqërinë civile

Të zbrazëta janë shumica e ueb-faqeve të ministrive të Qeverisë së Kosovës në hapësirat e zëvendësministrave.

Katër muaj pas formimit të qeverisë nga PDK-ja dhe LDK-ja, bashkë me Listën Serbe, nuk është arritur të emërohen zëvendësministrat e tyre, raporton KTV.

Në Ministrinë e Arsimit, Infrastrukturës, Shëndetësisë dhe të Punëve të Brendshme nuk është emëruar asnjë zëvendësministër, ndërsa në të tjera ministri janë se paku një në secilën.

Qeveria e Kosovës nuk i quan këto vonesa në kompletim të kabinetit qeveritar, por kujdes në përzgjedhjen e emrave që do të mund të caktohen varësisht prej ministrive, transmeton koha.net.

Për shoqërinë civile kjo tregon se këto parti qeverinë e shohin si mundësi punësimi për bashkëpartiakë e jo për të kryer punë.

Në përgjithësi, koalicioni quhet i brishtë e Mustafa – kryeministër i pafuqishëm.

Qeveria e Kosovës ka 20 ministri, ndërkaq ishte paralajmëruar se zëvendësministra do të ketë më shumë se 40, megjithatë zyrtarë të saj nuk kanë numër definitiv. Shtetet fqinje si Shqipëria e Maqedonia kanë më pak. E para 19, ndërkaq Maqedonia ka 15 ministri. Si Shqipëria, ashtu edhe Maqedonia, kanë numër më të madh të popullsisë se Kosova.

Më Shumë

35 aksidente me të lënduar dhe 2,233 tiketa trafiku në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme të 24 orëve të fundit, ku bëhet e ditur se janë regjistruar 35 aksidente trafiku me...

Osmani dekoron futbollistët e Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar Kombëtaren e Kosovës me Medaljen Presidenciale të Meritave. Në takim ishin të pranishëm, futbollistët e Kombëtares edhe...

Delirium

Lajmet e Fundit