13.9 C
Prizren
E enjte, 26 Mars, 2026

Mos ta harrojmë idealin e Lidhjes së Prizrenit

Jahja Lluka

10 qershori 1878, në historinë e popullit shqiptar shënon vullnetin tonë për liri. Fqinjët kërkonin copëtimin e tokave shqiptare; vendimet e Traktatit të Shën Stefanit dhe të Kongresit të Berlinit ishin të rënda. Ishte guximi dhe largpamësia e elitës intelektuale, atdhetare dhe patriotike shqiptare – i urti Ymer Prizreni, largpamësi Abdyl Frashëri dhe strategu Sylejman Vokshi, që u emëruan në pozitat udhëheqëse nga Këshilli i Lidhjes së Prizrenit, për lidhjen e besës për Atdhe. Ndaj, sot, kur e kthejmë kokën pas, duhet të ndjehemi krenarë për etërit tanë, për tri figurat e sipërpërmendura.

Në kontekstin politik, Lidhja shqiptare e Prizrenit ishte udhërrëfyese për proceset e mëvonshme politike në Ballkan dhe në Evropë. Në kontekstin shqiptar, ishte shpirti i së ardhmes shqiptare.

Rrugëtimi ynë për liri ishte i gjatë. Ideja për ngjizjen e një shteti shqiptar nuk pasoi menjëherë pas Lidhjes. U deshën vite të tëra për një Shqipëri që doli e copëtuar. Por, pavarësisht fatit të vështirë, u futëm në mileniumin e dytë me dy shtete shqiptare. Edhe pse dëshira për një Shqipëri të vetme mbetet e pandryshueshme, rrethanat të cilat i gëzojmë sot dikur ishin të pamundura.

Në përvjetorin e Lidhjes së Prizrenit kemi pse të jemi krenarë. Kemi pse të festojmë. Kemi pse t’i gëzohemi lirisë, sepse po mos të këmbëngulnim, po mos të luftonim, nuk do të kishim të tashme e as histori.

Brezave të ardhshëm duhet t’ia përcjellim mesazhin se veprat e mëdha për kombin nuk duhet harruar. Ashtu siç u sakrifikuan etërit tanë, të sakrifikojmë dhe ne për ta mbajt gjallë frymën e atdhedashurisë.

Më Shumë

Prizren/ Dorëzon armën e trashëguar në polici, iniciohet rast për posedim të paautorizuar

Një qytetar në Prizren është paraqitur vullnetarisht në stacionin policor dhe ka dorëzuar një armë zjarri, për të cilën dyshohet se ishte në posedim...

Për 320 vende, mbi 1 mijë aplikantë në Forca e Sigurisë së Kosovës

Kur kanë mbetur edhe pak ditë deri në mbylljen e konkursit për pranimin e 320 ushtarëve të rinj në Forca e Sigurisë së Kosovës,...

Lajmet e Fundit