Kryetari Mamushës dyshon se infektimet me COVID-19 në këtë komunë lidhen me blerjet e Bajramit

Në Komunën e Mamushës mmbrëmë është paraqitur rasti i dytë me koronavirus.

Kryetari Abdulhadi Krasniqi thotë për RTV Dukagjinin se dy rastet janë të ndara dhe nuk lidhen me njëra tjetrën.

“Dyshimet tona lidhen me blerjet që këta persona kanë bërë për Festën e Bajramit jashtë komunës sonë”, tha ai.

Kryetari i Mamushës thotë se janë venë menjëherë në kërkim të kontakteve të personave të infektuar në mënyrë që të ndalohet përhapja e mëtejme e virusit.

Duke folur për pacientët e prekur nga kjo komunë, Krasniqi thotë se njëri i prekur është një grua që nuk është e punësuar ndërsa për pacientin tjetër thotë se rasti është më shqetësues pasi i njëjti ka pasur një lokal të vogël familjarë dhe mund të ketë pasur kontakte me persona tjerë.

Më Shumë

Numërohen mbi 96% të votave në Suharekë, po prin VV-ja

Po shkon drejt fundit numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Tani kur janë numëruar mbi 96% të votave në Suharekë, po prinë Vetëvendosje...

Kosova në zgjedhje, qytetarët zgjedhin bregdetin shqiptar

Ndërsa qytetarët e Kosovës po i drejtohen kutive të votimit këtë të diel, një numër i konsiderueshëm prej tyre kanë zgjedhur që fundjavën ta...

Lajmet e Fundit