4.8 C
Prizren
E hënë, 25 Nëntor, 2024

(Mos)ftesa shqetësuese e Haskukës


Kryetari i Komunës Mytaher Haskuka, thotë se nuk është ftuar në ceremoninë e hapjes së zyrave të Ministrisë së Kulturës, Rinisë e Sportit në Prizren.

Sipas tij, është shqetësuese një anashkalim i tillë i Komunës.

Por, një pretendim i tillë është mohuar nga këshilltari i minsitrit të Kulturës, Samir Hoxha.

“Sot në Prizren është bërë hapja e një zyre të Ministrisë së Kulturës, Rinisë e Sportit, të cilën edhe si kryetar, por edhe si një prizrenas e kam përkrahur dhe kam punuar me përkushtim. I uroj të gjithë për këtë dhe shpresoj që do të finalizohet me sukses. Shqetësuese në ngjarjen e sotme është anashkalimi i Komunës së Prizrenit dhe i kontributit të Komunës për hapjen e kësaj zyre në Prizren. Për më tepër, në disa prononcime nga Ministria, Komuna e Prizrenit është fajësuar për vonesa”, thotë Haskuka.

“Për hir të opinionit dua të theksoj që hisedarja kryesore e hapjes së një zyre të MKRS-së në Prizren është Komuna e Prizrenit, ngase kësaj Ministrie ia kemi dhuruar dy objekte ku ata janë duke u bartur. Bëhet fjalë për objektin në sheshin Shatërvan, vlera e të cilit është mbi 350, 000 euro dhe për objektin e “internatit” me vlerë rreth 1,000,000 euro, pra në total Komuna e Prizrenit Ministrisë i ka dhënë “donacion” në vlerë prej 1,350,000 euro. Nëse kësaj shume ia shtojmë edhe punën dhe shpenzimet për sistemimin e mbi 20 familjeve (raste sociale), që kanë banuar në “internat”, del që komuna e Prizrenit ka investuar shumë më shumë për këtë projekt”.

“E gjithë puna në gjetjen e alternativave për familjet sociale është kryer nga Komuna pa ndonjë asistencë nga ministritë. E gjithë puna e transferimit të pronës, nga kërkesa e Ministrisë e deri te aprovimi në Asamblenë Komunale të Prizrenit, është bërë brenda një muaji, prandaj nuk mund të ketë ankesa për vonesa nga ana e Komunës së Prizrenit”.

“Prandaj, mospërfshirja e Komunës së Prizrenit në këtë hapje, mosfalënderimi ndaj Asamblesë Komunale për dhënien e pronës komunale MKRS-së është edhe mosrespekt ndaj qytetarëve të Prizrenit, në pronat e të cilave do të hapen zyrat e MKRS-së. Pa marrë parasysh të gjitha këto, unë si Kryetar dhe Komuna e Prizrenit, do të vazhdojmë t’i përkrahim gjitha iniciativat që janë në të mirë të Prizrenit dhe të Kosovës”.

Ndërkaq, këshilltari politik i ministrit të Ministrisë së Kulturës, Samir Hoxha, thotë se shqetësimi i kryetarit të Prizrenit, Mytahar Haskuka nuk qëndron.

Ai tregon se Haskukës i ka shkuar ftesa për të marrë pjesë në cermonin e hapjesë së zyrave të Ministrisë së Kulturës, Rinisë e Sportit në Prizren.

“Nuk është e vërtet që nuk e kemi ftuar Haskukën. Ftesën e ka marrë, por pse nuk ka ardh është çështje e tij”, tha Hoxha për “PrizrenPress”.

Sipas tij, MKRS i ka të gjitha faktet që dëshmojnë se Haskukës i është dërguar ftesa për cermoni.

Sot, është mbajtur ceremonia zyrtare e hapjes së zyrave të Ministrisë, së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) në Prizren. Në këtë ceremoni ka marrë pjesë edhe kryeparlamentari, kadri Veseli./PrizrenPress.com/

Më Shumë

22 nëntori, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Sot më 22 nëntor është Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, i cili u njësua në Kongresin e Manastirit. Kongresi i Manastirit u zhvillua mes...

Policia ndalon një veturë në Vërmicë, gjen katër refugjatë

Të hënën në fshatin Vërmicë të Prizrenit, policia ka ndaluar një veturë me targa vendore ku ka gjetur 4 refugjatë. Shoferi, një mashkull kosovar, është...

Lajmet e Fundit