14.5 C
Prizren
E enjte, 8 Maj, 2025

Me mostra nga Prishtina e Prizreni synohet zbulimi i hershëm i shkaktarëve të gripit

analizatPrishtina dhe Prizreni janë dy qytetet, të cilat janë përzgjedhur si qendra ku nëpërmes marrjes së mostrave të pacientëve me simptoma të gripit do të zbulohet se cili virus është në qarkullim, me qëllim të zvogëlimit të prekjes nga virusi, raporton KTV.

Fal projektit të financuar nga Qendra për Kontroll dhe Parandalim të Sëmundjeve Ngjitëse në SHBA, në të cilën është përfshirë edhe Kosova, tashmë mjekët para se të përshkruajnë një diagnozë paushalle për pacientë, të cilët dyshohet se janë prekur nga ndonjë lloj virusi, kanë mundësinë që fillimisht t’i dërgojnë mostrat në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik për të identifikuar shkaktarin dhe llojin e virusit.

E mjekët thonë se këto qendra janë si qendra raportuese për hulumtimin e rasteve të dyshimta për infeksione virale.

Sipas Lumturie Kërliu, specialiste e mjekësisë familjare, mostrat mund të ruhen deri në 48 orë në temperaturë të frigoriferit.

Mirëpo, sipas shefes së Departamentit të sëmundjeve ngjitëse në IKSHP, Ariana Kalaveshi, qëllimi i këtij projekti është marrja e deri 5 mostrave nga disa raste të pacientëve me simptoma të gripit të lehtë, ndërsa sipas rekomandimeve të OBSH-së në çdo sezon të gripit merren vetëm 50 mostrat e para të dyshimta.

Më Shumë

Finalja e basketbollit në Prizren: Ekrani gjigand zhvendoset në Shatërvan

Përballja e shumëpritur mes Bashkimit dhe Trepçës do të transmetohet drejtpërdrejt në ekran gjigand, por tashmë me një ndryshim, vendndodhja e ekranit është zhvendosur...

Ish-operatori sjell rrëfime nga prapaskenat e Kino Lumbardhit në Prizren

Programi i klubit të filmit Kinemaja e Zgjeruar në Kino Lumbardh në Prizren vijon këtë javë me bisedë dhe shfaqje të filmit, duke shpalosur...

Lajmet e Fundit