Mot i vranët gjatë kësaj jave

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se java e fundit e dhjetorit do të karakterizohet me mot të vranët dhe me intervale me diell.

Në njoftimin e IHK-së bëhet e ditur se në viset e ulëta parashihen riga shiu, ndërsa në viset e larta kodrinoro-malore, parashihen reshje të dobëta bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius, derisa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 7-11 gradë Celsius.

 

Njoftimi i plotë i IHK-së:

Parashikimi i motit për pesë ditë (27 – 31 dhjetor 2021)

Java e fundit e dhjetorit por edhe e vitit 2021 do të karakterizohet me mot të vranët dhe me intervale me diell.

Në viset e ulëta parashihen riga shiu kohë pas kohe, kurse në viset e larta kodrinoro-malore parashihen reshje të dobëta bore.

Në fushat termike parashihen rritje të lehta në të dy vlerat ekstreme. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-11 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga juglindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-7m/s.

Më Shumë

Arrestohet një person pas vdekjes së 26-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person lidhur me rastin tragjik të ndodhur në Prizren, ku një 26-vjeçar ka humbur jetën...

Shkak i një mosmarrëveshjeje, rrihen nënë e bijë në Malishevë

Një nënë dhe vajza e saj janë përfshirë në një rrahje fizike paraditen e djeshme në Malishevë. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, incidenti ka ndodhur...

Lajmet e Fundit