12.8 C
Prizren
E premte, 8 Maj, 2026

Moti këtë javë: Reshje bore, ngrica dhe temperatura deri në -13 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave do të ketë mot të ftohtë, raporton Express

Në njoftimin e IHK-së bëhet e ditur se do të ketë edhe reshje bore në disa zona.

Sipas IHK-së, temperaturat minimale parashihet të zbresin deri në -13 gradë Celsius gjatë ditës së martë, ndërkaq maksimalet e ditës parashihet të arrijnë deri 3-4 gradë Celsius.

“Parashikimi i motit për pesë ditë (24 – 28 janar 2022). Masat e ftohta polare do të vazhdojnë të mbeten prezent edhe gjatë javës së fundit të muajit janar. Këto masa të ftohta do të kushtëzojnë mot të ftohët dhe me pak reshje bore. Reshjet do të fillojnë sonte për të vazhduar edhe nesër në disa zona. Temperaturat minimale parashihen të zbresin deri në -13 gradë Celsius ditën e martë, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të arrijnë deri 3-4 gradë në pjesën e dytë të javës. Ngricat mbesin prezent, më të ashpra në zonat e larta, prandaj kujdes ngasësve të mjeteve motorike, por kujdes të shtuar duhet të kenë edhe këmbësoret, pasi që ngricat do të jen evidente”, bën të ditur IHK.

Më Shumë

Hajdari pret Grupin e Grave Asambliste – diskutohet për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në Spitalin e Prizrenit

Drejtori i Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren, Osman Hajdari, ka pritur në takim Grupin e Grave Asambleiste, me të cilat...

Bashkimi kërkon finalen sonte

Gjysmëfinalja e katërt e “Play-off”-it në ProCredit Superligë zhvillohet sonte, ku Bashkimi përballet me Borën në një ndeshje vendimtare për fatin e serisë. Skuadra prizrenase udhëheq 2:1...

Lajmet e Fundit