Moti në dy ditët e ardhshme, të shtunën parashikohet shi dhe borë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë dy ditëve të ardhshme pritet të kemi mot të vranët dhe me reshje shiu, madje diku edhe me reshje bore.

Sipas njoftimit të IHK-së, temperaturat do lëvizin nga -2 gradë celsius ajo minimale deri në 10 gradë celsius ajo maksimale.

“Moti për dy ditë 16-17.04.2021. Të premten do të mbajë mot kryesisht i vranët. Ndërsa të shtunën parashihen të ketë reshje shiu dhe vende-vende kushte për reshje bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-10 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga verilindje 1-5 m/s”, thuhet në njoftim.

Më Shumë

Nait Hasani konfirmon se do garojë për deputet: Po, do të jem në listë

Nait Hasani ka konfirmuar se do të jetë në listën e PDK-së në zgjedhjet e 7 qershorit. Hasani tha për Insajderin se do të garojë...

Luljeta Veselaj-Gutaj nuk do të kandidojë në zgjedhjet e 7 qershorit

Ish-deputetja dhe anëtarja e Partia Demokratike e Kosovës, njëherësh drejtoreshë e Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka njoftuar se nuk do të kandifojë në...

Lajmet e Fundit