8.5 C
Prizren
E mërkurë, 22 Prill, 2026

Mourinho i dorëzuar: City kampion, ne duam vendin e dytë

Trajneri i Manchester United e pranon që është e pamundur për ta zënë rivalin e qytetit.

Para pak javësh kishte thënë se Manchester United do të luftonte deri në fund për titull, por si duket humbja nga Tottenhami dhe ecuria fantastike e Manchester Cityt, kanë bërë që Jose Mourinho të tregohet i sinqertë dhe të pranojë se praktikisht është e pamundur për ta zënë ekipin e Pep Guardiolas.

United renditet në vendin e dytë në tabelë pas 25 xhirove të luajtura me 53 pikë, 13 më pak se lideri City, kur kanë mbetur edhe 13 ndeshje deri në fund të stinorit.

“Na duhen pikë për të mbajtur distancë me ekipet prapa nesh”, ka thënë Mourinho.

“Ne duhet të mundohemi ta përfundojmë stinorin në vendin e dytë, pasi jemi në këtë pozitë pothuajse përgjatë tërë këtij edicioni”.

“Gara për vendin e dytë, të tretë, katërt, pestë dhe të gjashtë është hapur, kurse ajo për titull është praktikisht e mbyllur”, ka theksuar portugezi.

United do të luajë nesër në Old Traffor përballë skuadrës së Huddersfield.

Më Shumë

Të gjitha rrugët e Prizrenit çojnë në “Sezai Surroi” të mërkurën

Bashkimi ka bërë thirrje për mbështetje masive të tifozëve në prag të nisjes së gjysmëfinales së “Play-off”-it në ProCredit Superligë ndaj Borës. “E mërkurë, gjithë...

Rasti tragjik në Malishevë, Haxhiu ngushëllon familjen Berisha

Tre persona kanë humbur jetën tragjikisht sot në një banesë në lagjen “Mirdita” në Malishevë. Sipas informacioneve të para, viktimat janë një baba dhe...

Lajmet e Fundit