Mourinho i kërkon drejtuesve të Romës transferimin e Dybalas

Ndërsa Interi mbetet favorit për të qenë ekipi i ardhshëm i Paulo Dybalas pas largimit nga Juventusi, raportet intriguese sugjerojnë se Jose Mourinho po përpiqet ta bindë atë të bashkohet me Romën.

‘La Joya’ do të jetë një lojtar i lirë kur kontrata e tij me Juventusin të skadojë më 30 qershor, pasi klubi vendosi të tërheqë ofertën për një marrëveshje të re.

Ai ishte dukshëm i shqetësuar dhe shpërtheu në lot gjatë lamtumirës së tij me tifozët në Allianz Stadium të hënën mbrëma, duke mos e maskuar kurrë faktin se donte të vazhdonte në Torino.

Interi është pretendenti kryesor, me Tottenham Hotspur, Arsenal dhe Atletico Madrid të interesuar nëse ai largohet nga Italia.

Sipas gazetës La Repubblica, Mourinho po punon në një sulm magjepsës për të bindur Dybalan që t’i bashkohet atij te Roma.

Ky lajm është përhapur tani në agjencinë ANSA, e cila mendon se trajneri e ka kërkuar në mënyrë specifike argjentinasin.

Kjo do të kërkonte një shtytje të caktuar nga pronarët Friedkins për të përmbushur kërkesat e tij për pagë, por ardhja e Dybalas ndoshta do të përkonte me largimin e Nicolo Zaniolos, i cili ka qenë shumë i lidhur me Juventusin.

Corriere dello Sport gjithashtu thekson se legjenda e Romës, Francesco Totti është një fans i Dybalas dhe ka ‘pëlqyer’ disa nga postimet e tij në Instagram kohëve të fundit. /Telegrafi/

Më Shumë

Katër persona lëndohen në një aksident ku u përfshinë tri vetura në Malishevë

Katër persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident në Malishevë ku u përfshinë tri vetura. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin...

Prizreni gati për spektaklin Kosovë – Shqipëri në basketboll

Palestra sportive “Sezai Surroi” në Prizren do të jetë nikoqire e një tjetër ngjarjeje të rëndësishme basketbollistike, ku më 2 korrik, me fillim nga...

Lajmet e Fundit