4.7 C
Prizren
E hënë, 29 Dhjetor, 2025

MRKS premton adresimin e problemeve me të cilat përballen teatrot e qyteteve

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Kujtim Gashi ka pritur sot përfaqësuesit e Shoqatës Sindikale të Teatrit të Qytetit të Gjilanit, të prirë nga Naser Zymberi.

Sipas njoftimit për media, ministri Gashi gjatë këtij takimi u njoftua për së afërmi me problemet dhe sfidat me të cilat janë duke u ballafaquar aktorët e teatrit të qytetit të Gjilanit, me theks të veçantë problemet me pagat e aktorëve.

Naser Zymberi, kryetar i Sindikatës së Teatrit të Qytetit të Gjilanit njoftoi Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për vonesat në ekzekutimin e pagave dhe i kërkuan të angazhohet në zgjidhjen e statusit ligjor të aktorëve të këtij teatri.

Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi gjatë këtij takimi ka shprehur gatishmërinë dhe vullnetin politik të tij që të angazhohen fuqishëm në adresimin e kësaj çështje problematike për aktorët e teatrove jo vetëm të Komunës së Gjilanit por edhe të komunave tjera në Republikën e Kosovës. Ai potencoi faktin se së shpejti MKRS përmes institucioneve përgjegjëse, do të fillojë punën për formimin e grupit punues për të adresuar të gjitha sfidat dhe problemet me të cilat janë duke u ballafaquar teatrot e qyteteve në funksionimin e tyre për realizimin e qëllimit të lirisë krijuese dhe artistike në veprimtaritë e teatrove të qyteteve.

Gjithashtu, MKRS do të angazhohet që në koordinim me komunat përkatëse të sigurojë zgjidhje të qëndrueshme për funksionimin e teatrove në mbarë territorin e Republikës së Kosovës.

Më Shumë

Dy të arrestuar për të shtëna me armë zjarri në Prizren, konfiskohen dy pistoleta e mbi 200 fishekë

Dy persona janë arrestuar nën dyshimin për të shtëna me armë zjarri në Prizren. Atyre iu gjetën dy pistoleta, 247 fishekë dhe 95 gëzhoja. Sipas...

Hapet konkursi për poezi “Flaka e Janarit” në Malishevë

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Malishevë ka shpallur konkursin tradicional të poezisë “Flaka e Janarit”, i cili organizohet në kuadër të aktiviteteve...

Shi dhe borë sot

Lajmet e Fundit