18.8 C
Prizren
E premte, 17 Maj, 2024

Muharrem Nitaj: Në AAK shkova për Ramushin

I sapoaderuari në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj thekson se ai kishte ku të shkonte, por zgjodhi këtë parti opozitare për shkak të liderit të saj, Ramush Haradinaj.

“Unë nuk kam shkuar në AAK pse s’kam pasur ku të shkojë, por sepse i kam besuar liderit të kësaj Partie, se ai këtë herë e ka më seriozisht se asnjëherë”, thotë Muharrem Nitaj në një intervistë dhënë për Gazetën Blic.

Nitaj është i bindur se ai do të kontribuoj në ndryshimin e vendit, duke qenë pjesë e një partie politike.

“Ndoshta sepse u binda, se në këtë vend vështirë mund të ndryshosh diçka, pa qenë pjesë e ekipit që luan në fushë. Fatkeqësisht në Kosovë, është zbehur tej mase fuqia e opinionit publik”, sqaron arsyet përse vendosi që t’i hyj politikës.
Nitaj ndër të tjera ai thekson se AAK nuk duhet të kërkoj zgjedhje.

“Nuk e di nga ç’kontekst ka dalë kjo kërkesë. Unë kujtoj se nuk është AAK ajo që duhet të kërkoi zgjedhje, por janë dy partitë e koalicionit, të cilat kanë probleme të mëdha edhe brenda vetes edhe në raport me njëra tjetrën”, thotë Nitaj.

Gazeta Blic: Z. Nitaj, sot zyrtarisht u anëtarësuat në një parti politike, në këtë rast në AAK. Pse e morët një vendim të tillë?

Muharrem Nitaj: Ndoshta sepse u binda, se në këtë vend vështirë mund të ndryshosh diçka, pa qenë pjesë e ekipit që luan në fushë. Fatkeqësisht në Kosovë, është zbehur tej mase fuqia e opinionit publik. Pati një moment kur unë nuk isha i sigurt që po jap atë që mundem. Nuk jam lidhur me momentin në afatin kohor, por besoj se mu “shky goja” tuj fol e tuj mos mujt me ndiku në çfarëdo ndryshimi.

Është për të ardhur keq, që një pjesë e opinionit publik të konsideron njeri pa parime, nëse futesh në politikë. Ndoshta edhe nuk kanë faj, sepse politika në këtë vend është bërë bërllok. Por unë nuk besoj se ne duhet të dorëzohemi para saj. Unë them se, meqenëse nuk po ndryshohet nga jashtë, ia vlen t’i futesh brenda.

Gazeta Blic: Në një shënim që e keni bërë në Facebook, keni thënë se nuk keni mundur ta refuzoni ofertën e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj. A mund të na thoni konkretisht për çfarë oferte bëhet fjalë?

Muharrem Nitaj: Kam thënë se “e kam pranuar ofertën e Ramush Haradinajt, jo për të ndryshuar vet, por për ta dhënë kontributin tim në ndryshimin e AAK-së”. Mendoj që kjo ka qenë qasje dhe ofertë e ndershme e tij. Ndoshta dikush ka mundur të ketë krijuar perceptim të keq për ofertën, sepse jemi mësuar që njerëzit hyjnë pas në parti pas premtimeve të mëdha. Unë nuk kamë bërë pazar me zotin Haradinaj. Ka mjaftuar gatishmëria e tij dhe e AAK-së, që ata nuk provojnë të më ndryshojnë mua, por se janë të gatshëm që bashkërisht të jemi pjesë e ndryshimit.

Gazeta Blic: Poashtu keni thënë se ju nuk do të ndryshoni, por do të tentoni të bëni ndryshime, qoftë në parti apo edhe në Kosovë. Çka keni menduar konkretisht me këtë ndryshim?

Muharrem Nitaj: Besoj se qëndrimet e mia publike për politiken dhe qeverisjen, kanë qenë parimore dhe të pakalkuluara. Prandaj dhe e kam vlerësuar ofertën qe AAK-jam të më marr ashtu siç jam. Nuk besoj se partitë politike duhet të provojnë të forcohen, duke i bërë njerëzit si veten.

AAK ka kohë që ka paralajmëruar ndryshime serioze në Parti. Unë këtë e kam kuptuar si shenjë se ata i kanë evidencuar gabimet e tyre, shpresoj që edhe ti kenë kuptuar. Prandaj, përcaktimin e tyre që unë të jem pjesë e ndryshimit, e kam kuptuar si gatishmëri të tyre për tu hapur, për njerëzit që e kanë edhe qëndrimin edhe mendimin e tyre.

Gazeta Blic: Për një kohë të gjatë keni punuar si gazetar, publicist e opinionist. Ndërkohë që shumë njerëz që kanë ardhur nga kjo fushë e që i janë futur politikës nuk kanë pasur edhe shumë sukses. Ku mendoni se do të jetë kontributi juaj në këtë parti politike dhe cila mendoni se do të jetë pika e juaj më e fortë?

Muharrem Nitaj: Suksesi nuk është i garantuar për askënd. Nuk mund të flas për të tjerët. Unë nuk kam shkuar në AAK pse s’kam pasur ku të shkojë, por sepse i kam besuar liderit të kësaj Partie, se ai këtë herë e ka më seriozisht se asnjëherë.

Unë besoj se partitë politike pa përjashtim duhet t’i kthehen real politikës. Ndoshta edhe unë mund ta qes një gur në krijimin e këtij koncepti.

Gazeta Blic: AAK-ja në të cilën keni aderuar sot, kërkoi zgjedhje të parakohshme parlamentare. Mbi çfarë arsyetimi po i kërkoni këto zgjedhje dhe a jeni të gatshëm si parti t’i hyni kësaj gare?

Muharrem Nitaj: Nuk e di nga ç’kontekst ka dalë kjo kërkesë. Unë kujtoj se nuk është AAK ajo që duhet të kërkoi zgjedhje, por janë dy partitë e koalicionit, të cilat kanë probleme të mëdha edhe brenda vetes edhe në raport me njëra tjetrën. Ata po e shpenzojnë “jokerin” me të cilin e kanë marr pushtetin dhe pa të cilin nuk do të mund të rrinë aty ku janë.

Tashmë edhe ata vetë po pëshpëritin nëse zgjedhjet do të duhet të mbahen në vjeshtën e këtij viti apo në pranverën e vitit të ardhshëm.

Më Shumë

Itali, Angli dhe Arabi Saudite, Raphael Varane ka tre oferta në tavolinë

Epokës së Raphael Varane te Manchester United po i vjen fundi. Pas muajsh spekulimesh, është konfirmuar se mbrojtësi francez do të largohet nga klubi...

Policia shqipton mbi 1 mijë e 960 gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1960 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore janë evidentuar...

Lajmet e Fundit