17.2 C
Prizren
E diel, 5 Prill, 2026

Muharremaj: Jemi për hapjen e dasmave, duke respektuar masat anti-Covid

Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka folur rreth gjendjes me pandeminë në komunën që ai udhëheq.

Muharremaj, ka theksuar se duhet të bëhet sa më parë vaksinimi i qytetarëve, në mënyrë që, sipas tij, qytetarët të vazhdojnë punën.

Ai shton, se janë pro hapjes së gastronomisë dhe dasmave.

“Në Suharekë numri i rasteve me Covid-19 është në rënje, në bazë të kërkesave të qytetarëve të gjithë kërkojnë me u hap me punu, normal duke respektuar masat. Duhet të bëhet sa më parë vaksinimi i qytetarëve, pra ne jemi për me u kanë të hapur edhe në Gastronomi edhe në Dasma”, ka thënë Muharremaj në Kanal 10.

Më Shumë

27 vjet nga masakra në Pastasellë të Rahovecit

Masakra në Pastasellë të Komunës së Rahovecit është një nga masakrat më të tmerrshme që kanë bërë forcat kriminale serbe gjatë luftës së Kosovës...

Osmani dekoron futbollistët e Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar Kombëtaren e Kosovës me Medaljen Presidenciale të Meritave. Në takim ishin të pranishëm, futbollistët e Kombëtares edhe...

Delirium

Lajmet e Fundit