5.5 C
Prizren
E diel, 22 Mars, 2026

Muharremaj: Takimi me Haradinajn ishte miqësor, nëse ka zgjedhje jemi të gatshëm

Kryetari Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka folur për projektet e tij që ka realizuar gjatë këtyre viteve sa është në krye të detyrës.

Ai deklaroi se gati për dy vjet me ndriçim publik janë bërë 20 fshatra.

“Ne kemi numër të madh të donacioneve mbi katër milionë euro nga korporata të huaja. Shembull i kemi çerdhet ku i kam premtuar katra, 2 i kam realizuar, 2 janë duke i ndërtuar.  Ato që i kam premtuar për çerdhet po i përfundoj në gjysmë mandati”.

“Gjithashtu, jam duke ndërtuar shtëpinë e kulturës, kanë bërë pyetje artistat për formimin e  një teatri, këtë do të ka kalojmë në asamble komunale nëse votohet, do të ketë teatër”.

“Ka edhe shumë punë të tjera patëm fituar dy vjet radhazi grante për ambient në vitin 2018- 100 mijë euro dhe në vitin 2019 diku 147 mijë euro”.

“Projektet e ardhshme që jam i fokusuar është sheshi i qytetit, që është njëri nga sheshet më të mira në Kosovë”.

Muharremaj, gjithashtu tregoi se a ka korrupsion a po jo në komunën e tij, njofton Klan Kosova.

“Në Suharekë nuk ka korrupsion, deri tash ky është viti tretë nuk kam pas asnjë aferë asnjë lëndë në gjykatë dhe kjo nuk është pak”.

“Deri tash në mënyrë publike nuk kemi pas asnjë rast por nuk dihet çfarë mundet të ndodh nesër, Jam i kënaqur me punën dihet se kemi bashkëpunime të mëdha me drejtorët”.

Muharremaj është sqaruar edhe për takimin që pati me Ramush Haradinajn dje, ku tha se nuk ishte takim partiak.

“Ky ishte një takim miqësor, nëse ka zgjedhje ne jemi të gatshëm. Por dje nuk kemi diskutuar për asgjë të tillë”, tha Muharremaj.

Më Shumë

Vdes një 34-vjeçar në Prizren, dyshohet se është goditur nga një veturë

Një rast i rëndë ka ndodhur sonte, më 18.03.2026, në Prizren. Një 34-vjeçar është dërguar pa shenja jete në Spitalin Rajonal të Prizrenit rreth orës...

Totaj priti Igballe Rogovën/Do të forcojmë mekanizmat kundër dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot në takim Drejtoreshën Ekzekutive të Rrjetit të Grave të Kosovës, Igballe Rogova, së bashku...

Lajmet e Fundit