10.3 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Muja: Do ta votoj Specialen

Deputeti Shaip Muja ka vendosur ta votojë themelimin e Gjykatës Speciale në Kuvendin e Kosovës, ndonëse është personi më i apostrofuar në raportin e senatorit zviceran, Dik Marty, për trafikim organesh.

Muja thotë se ka 6 vjet që terrorizohet si person dhe si familje, njësoj, siç thotë ai, si në filmat horror të Alfred Hiçkokut. Sipas tij, raporti i Marty-t fund e krye është i ndërtuar në bazë të shpifjeve dhe spekulimeve për ta dëmtuar UÇK-në, prandaj, siç thotë ai, është koha e fundit që të hiqet njëherë e përgjithmonë kjo njollë për shtetin e Kosovës.

Shaip Muja gjatë kësaj interviste për “Zërin” sqaron se vetëm në Kuvend vazhdon të jetë i pavarur, megjithëse ende është pjesë e PDK-së./Zëri/

Më Shumë

Mbijetesa e Rahovecit 029, Latifi e quan kapitull krenarie për qytetin

Rahoveci 029 ka siguruar qëndrimin në elitën e Superliga e Kosovës në basketboll pas një fitoreje dramatike në vazhdime ndaj Golden Eagle Ylli me...

Arrestohen tre të dyshuar për vjedhje në Prizren

Tre të dyshuar B.H., N.A., dhe D.P., janë arrestuar nën dyshimin për vjedhje në Poslishtë të Prizrenit. Sipas Policisë, në vendin e ngjarjes janë sekuestruar...

Lajmet e Fundit