15.6 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026

Muja i lutet Zotit për drejtësi

Ramadan MujaKryetari i Prizrenit, Ramadan Muja,është rrëfyer sot për herë të fundit para trupit gjykues në Gjykatën Themelore në Prizren.

Ai tha se nuk ndjehet fajtor për akuzat që e ngarkon Prokuroria e EULEX-it.

“Unë e ndiej veten plotësisht të pafajshëm”, ka thënë Muja.“Nuk kam bërë vepër penale. Çdo vendim që e kam marrë, ka qenë në interes të qytetarëve”.

Muja,ka kërkuar nga trupi gjykues që të shpenzojë kohën,dhe të shkojë të vizitojë vendin e quajtur “Boka- Boka”.

“Ai vend, ka qenë vend i zharpinëve dhe ngordhësirave, tani është bërë vend i qytetëruar”.

Muja,tregoi se në atë zonë, nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sporteve, do të ndërtohet edhe një fushë e futbollit, ku do të shfrytëzohet për gara ndërkombëtare.

“Do të ndërtohen edhe objekte tjera. Çfarë të keqe ka që kemi ndarë atë zonë për ndërtimin e fabrikës së çokollatës ‘Kamila’ dhe për ndërtimin e shkollës “Mehmet Akif””

“Në fund dua t’ju them se nuk e ndiej veten fare fajtor. Jam ballëhapur para gjithë qytetarëve të Prizrenit”.

“Jam i sigurt të dalë lirshëm në qytet, për dallim nga paraardhësit e mi të cilët kanë dalë me makina të blinduara dhe të përcjellur nga ndërkombëtarët”.

Muja ka kërkuar nga trupi gjykues që të marrë për bazë argumentet e avokatëve mbrojtës.

“E lus Zotin, që t’ i studioni mirë edhe fjalët e fundit të avokatëve tanë shumë të respektuar dhe të merrni vendim të lirë pa ndikime dhe pa anime”.

Kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja, i rëndon një aktakuzë 21 faqesh, me të cilën ai dhe Sadik Paçarizi (Ish-drejtor i Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor), Avni Ademaj (Ish-u.d. së Drejtorit të Gjeodezisë dhe Kadastrës), Kadri Ukimeri (Ish-drejtor i Gjeodezisë dhe Kadastrës, Abdullah Tejeci (Ish-drejtor  i Gjeodezisë dhe Kadastrës dhe Minir Krasniqi (Ish-drejtor i Administratës, akuzohen për shpërdorim të pozitës zyrtare në dhënien e disa pronave shoqërore në shfrytëzim për disa kompani, me qëllim të përfitimit persona.Gjykimi i “Mujës dhe të tjerëve”, pritet të përfundojë me 14 mars /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Disa lagje në Prizren mbesin pa ujë për shkak të një defekti në rrjetin transportues

KRU “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se disa zona të Prizrenit kanë mbetur pa furnizim me ujë të pijes si pasojë e një defekti në...

Një 51-vjeçar gjendet i vdekur në fshatin Bellanicë të Malishevës

Një person i moshës 51-vjeçare është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në fshatin Bellanicë të Malishevës. Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja...

Lajmet e Fundit