19.8 C
Prizren
E diel, 17 Gusht, 2025

“Mullini i Pintollit” në Prizren shfrytëzohet jashtëligjshëm për biznes

Dikur aty kishin ngrënë e kishin pirë luftëtarët e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. I njohur në Prizren si “Mullini i Pintollit”, sot aty ndodhet një restorant në freskun e lagjes “Marash”.

Me fasadën e bardhë, dritaret e mëdha të xhamta e tjegullat e veçanta, ky mulli në pamje të parë duket sikur është vazhdimësi e arkitekturës së njësojtë e karakteristike të Prizrenit. Por përtej këtij idili, ky mulli, ku tani ushtrohet një veprimtari afariste, po shfrytëzohet pa një kontratë valide. Shfrytëzuesi i këtij mulliri, i vlerësuar zyrtarisht si objekt i trashëgimisë kulturore, vazhdon sot e gjithë ditën të paguajë qira vjetore në vlerë prej 2000 eurosh pa pasur kontratë valide.

Në raportin e fundit të Zyrës Kombëtare të Auditimit për Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, një nga gjetjet e auditorëve kishte apostrofuar edhe rastin e “Mullinit të Pintollit” që shfrytëzohet pa kontratë valide dhe shpallje publike. Duke përkujtuar nenin 6 të Ligjit për trashëgimi kulturore që rregullon përdorimin me qëllim përfitimi ekonomik të objekteve të trashëgimisë kulturore, auditorët kanë kritikuar MKRS-në që nuk ka bërë shpallje publike për dhënien në shfrytëzim të aseteve të trashëgimisë kulturore në përputhje me Ligjin për trashëgimi. Sipas gjetjeve të Raportit, shfrytëzuesi i këtij objekti, tani restorant, ka bërë vazhdimisht përpjekje për nënshkrimin e një kontrate mbi qiranë, por një gjë e tillë nuk është arritur deri më tani.

Rexhep Ahmetaj, ushtrues detyre i drejtorit të Qendrës Rajonale të Trashëgimisë Kulturore në Prizren, ka thënë se ky problem është pasojë e mungesës së ligjit për koncesion ose dhënie me qira të objekteve të trashëgimisë kulturore.

(Gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”)

Më Shumë

Çeku: DokuFest, urë që lidh botën me Prizrenin dhe motor ekonomik për vendin

Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka vlerësuar rolin e DokuFest-it si një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore dhe...

Çeku: Suhareka po bëhet me stadium të ri

Sportistët dhe sportdashësit në Suharekë kanë arsye për festë. Qyteti pritet të bëhet me një stadium të ri dhe modern, që do të plotësojë...

Lajmet e Fundit