Çeku: DokuFest, urë që lidh botën me Prizrenin dhe motor ekonomik për vendin

Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka vlerësuar rolin e DokuFest-it si një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore dhe ekonomike në vend.

“Për nëntë ditë, Dokufesti i ktheu kinematë e Prizrenit në ura që lidhën botën me qytetin tonë. Mbi 100 filma, mijëra njerëz, energji e magji që vetëm ky festival di ta sjellë”, ka deklaruar Çeku, duke përshkruar atmosferën e krijuar gjatë edicionit të këtij viti, raporton PrizrenPress.

Ai ka theksuar se për më shumë se dy dekada festivali ka shërbyer si një stimulues i rëndësishëm ekonomik në vend.

“Gjatë mandatit qeverisës ky festival dhe organizatat e skenës së pavarur kulturore kanë gëzuar mbështetje institucionale më të madhe se kurrë më parë”, ka shtuar ministri në detyrë.

Në fund, Çeku ka shprehur falënderim për të gjithë ata që kontribuojnë në zhvillimin kulturor të vendit:

“Mirënjohje për çdo individ e organizatë që punon me pasion për kulturën, politikat tona do të vazhdojnë të ndjekin frymën tuaj”, tha ai./PrizrenPress.com

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Prokuroria në Prizren ngre aktakuzë për shitblerje të narkotikëve ndaj shtetasit të Shqipërisë

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër Z.D., shtetas i Republikës së Shqipërisë, i cili gjendet nën masën e paraburgimit,...

KEDS-i me punime në rrjet, reduktime në Prizren

KEDS ka njoftuar se disa vende do të mbesin pa energji elektrike sot, për shkak të punimeve në rrjet. Përmes një njoftimi për media, KEDS-i...

Lajmet e Fundit