AAK-ja prezanton listën e kandidatëve për Kuvend Komunal të Prizrenit

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Prizren, ka prezantuar listën e kandidatëve për Kuvendin Komunal, në kuadër të zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 12 tetor.

Kryetari i degës së AAK-së në Prizren, Besnik Krasniqi, i cili njëherësh është edhe kandidat për kryetar të Komunës, ka deklaruar se lista e paraqitur përfaqëson të gjitha lagjet dhe fshatrat e qytetit, si dhe profesionistë nga fusha të ndryshme, raporton PrizrenPress.

“Prizreni – më i bukuri vend, me të gjithë njerëzit e tij të mirë, nga çdo lagje e çdo fshat, nga çdo profesion e brez. Më 12 tetor, kjo është lista e fitores që bashkon, nuk ndan; që punon për të gjithë, jo për pak. Bashkë do t’ia kthejmë qytetit tonë dinjitetin, zhvillimin dhe të ardhmen që e meriton”, u shpreh Krasniqi.

Ai shtoi se në listë janë përfshirë ish-veteranë të UÇK-së, aktivistë të hershëm, veprimtarë, ish-të burgosur politikë, mjekë, profesorë dhe infermierë, duke theksuar se Aleanca hyn shumë seriozisht në garën për zgjedhjet komunale të këtij viti./PrizrenPress.com

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Në Prizren mbahet Festivali Pranveror Rajonal i Miqësisë “Akshami i Prizrenit”

Fundjavën që lamë pas, në hapësirat e Qendrës Kulturore Boshnjake në Prizren, u mbajt Festivali Pranveror Rajonal i Miqësisë “Akshami i Prizrenit”, në organizim...

Në breg të detit

Enver Sulaj Rëra djeg si flaka, si prush dashurie Mes ujit e tokës, ndjenjë përjetësie. Anijet po vijnë, ngadalë si gjithmonë Qetë-qetë si jeta, si ëndrra jonë. Po vijnë...

Lajmet e Fundit