17.2 C
Prizren
E diel, 5 Prill, 2026

MUP-i serb mbyll zyrat në veri

Mitrovice-VeriuMbyllen të gjitha zyrat e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë në veri të Kosovës. Kështu të paktën bëhet e ditur nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës në Prishtinë.

Zëdhënësi Baki Kelani ka deklaruar se zyrat e MUP-it serb janë mbyllur nga vet ata të cilët i kanë hapur, që do të thotë nga zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë. Ky proces është monitoruar nga EULEX-i, në një rast edhe nga Policia e Kosovës.

“Mbylljet e para kanë qenë në Leposaviç dhe më pas kanë vijuar me Zveçanin, Zubin Potokun dhe javën e kaluar me Mitrovicën”, ka deklaruar Kelani, raporton Top Channel.

Një pjesë e zyrtarëve të MUP-it pritet të punësohen në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në veri. Ministri i Punëve të Brendshme, bazuar në marrëveshjen politike kohë më parë emëroi serbin Nenad Djuric ushtrues detyre të komandantit të policisë për rajonin e veriut.

Policia e Kosovës konfirmon se Djuric ka nisur punën si drejtor policor, por shprehet e rezervuar sa i përket strukturës organizative që do të ketë drejtoria policore në veri.

“Policia e Kosovës ka pasur zyrtarët e vetë që kanë operuar, ndërsa ushtrimi i detyrës së komandantit për veriun do të jetë për stacionin policor që ka ekzistuar atje”, ka sqaruar Kelani.

Mbyllja e zyrave të MUP-it serb bëhet në kohën që Kuvendi i Kosovës ka miratuar ligjin për amnisti, i cili është garant për të gjithë serbët se nuk do të ndiqen penalisht për vepra penale që ndërlidhen me thirrje për rezistencë ose cenim të rendit kushtetues, me përjashtim të vrasjes.

Më Shumë

Arrestohen dy persona në Prizren, dyshuhen për kultivim të bimëve narkotike dhe mbajtje në pronësi të armëve

Policia e Kosovës ka filluar kontrollimin e një shtëpie në Prizren, në të cilën dyshohej se ndodhej një laborator për kultivim të bimëve narkotike...

Malisheva nis aksionin e pastrimit, prilli shpallet muaj i ambientit të pastër

Komuna e Malishevës ka nisur aksionin “Për Malishevën e pastër”, i cili do të zhvillohet gjatë gjithë muajit prill dhe do të përfshijë të...

Lajmet e Fundit