10.7 C
Prizren
E diel, 9 Nëntor, 2025

MUP-ovcat të privilegjuar, trajnohen nga EULEX-i

MUP-ovcatPjesëtarët e MUP-it që tashmë janë bërë pjesë e Policisë së Kosovës, po trajnohen në Akademinë së Kosovës për Siguri Publike. Mirëpo, ata kanë trajtim të veçantë gjatë trajnimit të tyre.

“Veriu.info” nga burime të veta brenda Akademisë së Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri, ka mësuar se këta ish zyrtarë të MUP-it nuk po trajnohen nga trajnuesit e kësaj akademie, por nga trajnues të posaçëm të EULEX-it.

Zyrtari i lartë për informim i AKSB-së në Vushtrri, Xhemil Klinaku, ka konfirmuar për “Veriu.info”, se trajnimi i njësisë së pjesëtarëve serbë të inkuadruar në policinë e Kosovës që ka nisur të hënën në akademi, po bëhet nga EULEX-i.

Klinaku ka treguar se trajnimi i këtyre policëve, është pjesë e marrëveshjes politike të Brukselit.

Disa nga trajnuesit e rregullt të AKSB-së, janë të zhgënjyer, pasi që nuk janë përfshirë në këtë proces. Por këtë e ka mohuar zyrtari për informim i AKSB-së, duke thënë: “Nuk është e vërtetë se ka pakënaqësi tek stafi vendor i akademisë, për shkak të mosangazhimit të tyre në trajnimin e pjesëtarëve serbë, që tashmë kanë pranuar të jenë pjesë e Policisë së Kosovës”, raporton ky portal.

I pyetur se si i shpjegon deklaratat e mëhershme të zyrtarëve të AKSB-së, se kanë kapacitete njerëzore të afta të kryejnë trajnime edhe për pjesëtarët e policive të rajonit, ndërsa nuk po iu mundësohet trajnimi i policëve të ardhshëm të Kosovës, ai ka thënë: “Kjo është e vërtetë, por trajnimi i ish-pjesëtarëve të MUP-it që tani janë pjesë e PK-së, është pjesë e marrëveshjes së Brukselit dhe këtë trajnim do ta bëjë EULEX-i”.

Më Shumë

Kapet burri me të cilin bashkëjetoi 15-vjeçarja që u raportua e zhdukur në Prizren

Është arrestuar burri në Prizren, me të cilin bashkëjetoi 15-vjeçarja Suela Krasniqi, e cila u raportua si e zhdukur nga familja e saj. Policia ka...

Komuna e Prizrenit vazhdon afatin për aplikim për projektin “Ngritja e pemishteve me pemë arrore”

Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural e Komunës së Prizrenit ka njoftuar se është vazhduar afati për thirrjen publike për aplikim të fermerëve për...

Lajmet e Fundit