5.5 C
Prizren
E shtunë, 13 Dhjetor, 2025

Murati del me njoftim: 100 eurot për punëtorët e sektorit privat dalin këtë javë

 

Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati ka thënë se 100 eurot për punëtorët e sektorit privat, do të dalin këtë javë në llogaritë e tyre bankare.

Ai, përmes Facebook, ka thënë ka mbetur të përfundohen procedurat e nevojshme, përpara transferimit të mjeteve.

“Tani kanë mbetur të përfundohen vetëm procedurat e nevojshme për ekzekutimin e pagesave, dhe përfituesit që janë validuar do t’i pranojnë paratë në llogaritë e tyre këtë javë”, ka shkruar Murati.

“Në mbledhjen e sotme të Qeverisë kemi ndarë 35 milionë euro buxhet, të cilat do të mundësojnë pagesën e mbështetjes së njëhershme prej 100 euro për të punësuarit e sektorit privat dhe për studentët.  Për të punësuarit, periudha e aplikimit ka përfunduar javën që shkoi, dhe komisioni deri më tani ka validuar shumicën e përfituesve që plotësojnë kriteret”, ka shkruar ai.

Ndërkohë, për studentët, Murati ka thënë se aplikimi mbetet i hapur ende.

“Për studentët ndërkaq, aplikimi është ende i hapur, dhe sapo të përmbyllet ky hap do të procedohet pagesa edhe për ta”, ka shkruar ai.

Sot, Qeveria e Kosovës ka miratuar ndarjen e 35 milionë eurove për zbatimin e masave për shtimin e mbështetjes për qytetarët e Kosovës. Nga ky vendin, punëtorët e sektorit privat me pagë mujore deri në 1000 euro bruto, do të përfitojnë shtesë 100 euro.

Në këtë mbledhje, Qeveria po ashtu ka ndarë 35 mijë euro për mbështetjen e Ministrisë së Mbrojtjes në kuadër të masës për mbështetjen e sigurisë.

Më Shumë

Bashkimi në krizë lëndimesh, kapiteni Bunjaku mungon një muaj

Bashkimi po përballet me një situatë të vështirë pas lëndimeve të njëpasnjëshme që kanë goditur katër lojtarë të ekipit, duke ndikuar dukshëm në paraqitjet...

Totaj pas betimit: Do ta bëjmë Prizrenin edhe më të bukur, ashtu siç e meriton

Shaqir Totaj është betuar për mandatin e dytë të tij si kryetar i Komunës së Prizrenit.   Betimin, ai e bëri në mbledhjen e sotme konstituive...

Lajmet e Fundit