Murati kërkon strategji për të kthyerit

Valon MuratiMinistri i Diasporës, Valon Murati ka thënë se duhet të përgatitet një strategji gjithëkombëtare në momentin e kthimit të qytetarëve në Kosovë, të cilët kanë shkuar ilegalisht në vendet e BE-së.

“Ne duhet ta kishim një strategji ndërinstitucionale nëse na ndodh kthimi i menjëhershëm i njerëzve, sepse është një çështje e cila është problematike për ta përballuar Kosova në këtë fazë. Është diçka që e kam vështirë ta them, sepse ata janë njerëzit tanë dhe duhet t’i trajtojmë si njerëz tanë kudo që janë. Ata normalisht janë diasporë kudo që vendosen dhe jetojnë”, është shprehur ai gjatë raportimit në Komisionin për Punë të Jashtme për regjistrimin e diasporës.

Ministri Murati ka thënë se të gjithë duhet të përfshihemi në tejkalimin e kësaj situate, Qeveria e Kosovës, Kuvendi, shoqëria civile dhe mediet.

“Duhet ta keni parasysh se nuk është një çështje që bie drejtpërdrejt në Ministrinë e Diasporës, nuk është sektor yni i drejtpërdrejt”, ka deklaruar Murati.

Më Shumë

Vazhdon aksioni kundër vjedhjes së ujit: Shkyçen 10 lidhje ilegale në Prizren

Kompania Rajonale e Ujësjellësit  “Hidroregjioni Jugor” ka vazhduar aksionin kundër lidhjeve të paautorizuara në rrjetin e ujësjellësit, duke identifikuar dhe shkyçur 10 lidhje ilegale...

Liria e Prizrenit mbetet pa tre aksionarë

Liria e Prizrenit  tashmë do t’i bëjë llogaritë pa tre aksionarët nga Prizreni: Valon Osmani, Xhoshkun Dragoj dhe Dardan Kodra. Burime të AL News mësojnë...

Lajmet e Fundit