Hahn: Kosovarët po ikin nga mjerimi

Johanes HahnKomisioneri i Bashkimit Evropian për Politikë të Fqinjësisë Europiane dhe Negocim të Zgjerimit, Johanes Hahn tha në Bruksel se kosovarët po ikin nga mjerimi e jo nga mos liberalizimi i vizave.

Deklarata e tij u bë në transmetuesin publik RTK.

Ai tha para gazetarëve nuk pajtohet me qeveritarët në Kosovë se mungesa e lëvizjes pa viza për në Evropë është shkaktari i migrimit.

Sipas Hahn qeveria në Kosovë e ka për obligim që të fokusohet në zhvillimin ekonomik ndërsa tha se në këtë aspekt nuk do mungojë as ndihmat financiare për zhvillimin e ekonomisë.

Sipas tij Kosova do të ndihmohet me 660 milionë euro e që një pjesë e tyre do të ndahen për stimulimin e ekonomisë.

Më Shumë

Bashkimi sqaron marrëveshjen me Adrio Bailey

KB Bashkimi ka dalë me një sqarim zyrtar lidhur me kontratën e basketbollistit amerikan Adrio Bailey për sezonin 2026/27. Sipas njoftimit të klubit, Bailey ka...

Panairi i 26-të i Librit nis me moton “Libri hap botën”

Të gjithë pasionantët e librit takohen sot në Prishtinë në kryengjarjen e fushës së librit shqip, pasi Panairi i 26-të i Librit “Prishtina 2026”...

Lajmet e Fundit