Murati për rritjen e tatimit në pronë: Rezultat i ligjit të miratuar nga Qeveria Haradinaj në vitin 2018

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se deri tek situata që përnjëherë disa fatura të tatimit në pronë kanë qenë më të larta, ka ardhur si pasojë e një ligji të miratuar në vitin 2018 për tatimin në pronë.

Murati tha se ligji në fjalë i miratuar në vitin 2018 ka paraparë sipas nenit 7 që në vitin e 5-të të zbatimit të tij të hyjë në fuqi tatimi 100 për qind i tokave.

“Këtu duhet të kthehemi tek ligji që ka qenë i miratuar në vitin 2018 për tatimin në pronë. Ky ligj fillimisht ishte miratuar nga Qeveria Mustafa më 4 maj të vitit 2017, kur ministër i Financave Avdullah Hoti. Por, ky ligj nuk kishte arritur të miratohet në kuvend dhe të hyjë në fuqi sepse qeveria kishte rënë 1 javë më vonë. Pastaj, i njëjti ligj është proceduar në Qeverinë Haradinaj, disa muaj më vonë, diku në nëntor ose dhjetor dhe më 26 janar të vitit 2018 është publikuar në gazetën zyrtare”.

“Pra, më herët s’ka qenë tatimi i tokave dhe prej hyrjes në fuqi të këtij ligji kanë hyrë edhe tokat, pasi më herët s’kanë qenë tokat por vetëm ndërtesat. Pjesa më e madhe e rritjes së faturave shkon nga ky tatim”, është shprehur Murati.

Tutje, ai tha se arsyeja e dytë për rritjen e disa faturave të tatimit në pronë ka të bëjë me vlerësimin e pronave rezidenciale por edhe me me shkallën tatimore.

“Për vlerësim, obligohet ministria e Financave, që të bëhet vlerësimi me automatizëm e që me udhëzimin administrativ të nënshkruar në vitin 2018 është përcaktuar që ri-vlerësimi i pronave rezidenciale të bëhet çdo tri vjet. Edhe kjo ka qenë e paracaktuar më herët që duhet të ndodh dhe është obligim ligjor që vlerësimi të bëhet me çmimet e tregut”.

“Kurse, kushti i dytë ka të bëjë me shkallët tatimore që i obligon komunat që të përcaktojnë shkallët tatimore sipas nenit 9, i cili thotë se shkallet tatimore përcaktohen për llojet e pronave dhe ka një interval prej 0.15% deri në 1% që komunat mund ta caktojnë për të rritur apo për të ulur tatimin në pronë”, është shprehur Murati.

Më Shumë

Aktakuzë ndaj një personi dhe një kompanie në Dragash, ngarkohen se dërguan aparate të vjetra të fotokopjimit në shkolla në vend të pajisjeve të...

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit B.P., dhe personit juridik “B. Sh.P.K.”, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se kanë...

Mot i paqëndrueshëm të shtunën, por me temperatura të këndshme pranverore

Të shtunën në Kosovë,  do të mbajë mot kryesisht i vranët, por me intervale të herëpashershme me diell. Gjatë orëve të ditës, vranësirat konvektive pritet...

Lajmet e Fundit