Mustafa: Duhet të ndryshojmë kurs

Isa Mustafa LDKLideri i LDK-së, Isa Mustafa me rastin e Ditës së Evropës, ka thënë se Kosova ka vlerat e saj për t’ia bashkuar këtij bashkimi shtetesh e kombesh të lira.
Ai në rrjetin social Facebook, ka shkruar se Kosova nuk mund të vazhdojë me minimin e sundimit të rendit dhe ligjit.

“Ne nuk mund të vazhdojmë me shtetin e kapur nga korrupsioni. Ne nuk mund të vazhdojmë me improvizimin e demokracisë”, ka shkruar ai.

Më tej, Mustafa ka shtuar se, 64 vjet më parë, Evropa u ngrit mbi të kaluarën e saj dhe filloi një rrugëtim të ri, të ndërtuar mbi parimin e bashkimit të vlerave.

“Kosova, ka vlerat e saj për t’ia bashkuar këtij bashkimi shtetesh e kombesh të lira. Shqiptarët, do të bashkohen nën këtë kulm, me vlerat e tyre të jashtëzakonshme, unike dhe të pazëvendësueshme. Për t’i rivendosur vlerat e shteteve dhe kombit tone, aty ku e kanë vendin, ne duhet të ndryshojmë kurs”, ka vlerësuar lideri i LDK-së.

Më Shumë

Totaj priti delegacionin e Iowa Soccer Association nga SHBA-ja

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot një delegacion të Iowa Soccer Association nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili...

Nuk arriti të bëhet deputete, Fahrije Hoti: Kur kombi kërkon, aty do të jem gjithmonë

Kandidatja e LDK-së për deputete, Fahrije Hoti, ka reaguar pasi nuk arriti të sigurojë një ulëse në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e 7...

Lajmet e Fundit