14.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Mustafa: Koalicioni me PDK’në, i pamundshëm dhe i papranueshëm

Isa Mustafa LDKKryetari i LDK’së, Isa Mustafa, në një intervistë ekskluzive për Gazetën Express, flet për hapat që po ndërmerr opozita, bisedimet me ndërkombëtarë dhe minoritarë. Ai i bën thirrje Hashim Thaçit që të lëshojë rrugë – ashtu sikurse parashihet në Kushtetutë. Ndërkaq shfaqet i prerë kur komenton idetë e disa zyrtarëve të PDK’së për koalicion me LDK’në: Jo, është i pamundshëm dhe i papranueshëm.
Express: Shumë zyrtarë kanë përmendur mundësinë e një koalicioni me PDK’në. Qartësisht kjo duket si një dëshirë e Hashim Thaçit pas marrëveshjes së opozitës. Cili është qëndrimi juaj rreth një mundësie të tillë?

Isa Mustafa: Mendoj se s’ka asnjë gjasë që mendohet për atë – jo që të bisedohet – sepse kemi përpara Marrëveshjen e nënshkruar nga unë, z. Haradinaj dhez. Limaj. Kjo është e përfunduar për ne dhe mbetet vetëm që ne ta bëjmë punën tonë. Kemi pasur kontakte me ndërkombëtarë, edhe unë e edhe z. Haradinaj. Po ashtu, po kontaktojmë me partitë minoritare në mënyrë që marrim përkrahjen e tyre dhe t’i kyçim edhe ata.

Express: A keni marrë direkt ose përmes njerëzve tuaj ndonjë ofertë prej z. Thaçi për një koalicion të mundshëm?

Isa Mustafa: Asnjë ofertë dhe asnjë kontakt s’e kemi pasur prej momentit kur kemi nënshkruar Marrëveshjen. S’ka pasur asnjë arsye të ketë asnjë bisedë lidhur me atë dhe unë s’do ta bëjë asnjëherë.

Express: Domethënë një koalicion mes LDK’së dhe PDK’së është e pamundshme të ndodh?

Isa Mustafa: Është e pamundshme sepse do të ishte totalisht e papranueshme për anëtarësinë tonë dhe totalisht do të ishte joserioze dhe jokonsistente.

Express: A shihni se ka disponim brenda partisë tuaj për një gjë të tillë?

Isa Mustafa: Nuk ka disponim të tillë. Vet fakti i manifestimeve që kanë ndodhur dhe që askush s’i ka organizuar ditën kur ne e kemi nënshkruar Marrëveshjen flet se anëtarësia e LDK’së dhe qytetarët mezi kanë pritur një marrëveshje të opozitës. Do të ishte krejtësisht e kundërta po që s’e do të ndodhte dicka tjetër.

Express: Faktikisht, mundësia për një koalicion të tillë po vjen prej zyrtarëve të ultë prej të dy partive. A e shihni si manifestim të dëshirës së kreut të PDK’së apo thjeshtë një deklaratë e zyrtarëve jo aq të rëndësishëm?

Isa Mustafa: Nuk kam asnjë informatë të tillë dhe kërkesë e tillë. Mund të ketë deklarata, por, unë mendoj se nuk ka hapësirë dhe as nevojë të merremi me atë sepse në jemi në rrugë që të punojmë që të çojmë deri në fund Marrëveshjen tonë. Unë mendoj se ka mundësi shumë të mira dhe njerëzit edhe mund të bëjnë komente te veta për Kushtetutën. Sepse Kushtetuta është e qartë, por nëse i krijojnë edhe ato probleme, ne do t’i bindim qytetarët dhe do t’i fitojmë zgjedhjet.

Express: Cilat kanë qenë hapat tuaj për ta çuar deri në fund zbatimin e marrëveshjes, pasi këto dy-tri ditët e fundit kemi parënjë mobilizim i PDK’së për ta penguar këtë marrëveshje duke u thirrur edhe në Kushtetutë?

Isa Mustafa: Natyrisht, Kushtetuta është e qartë. Duhet të jetë e qartë edhe Presidentja në mënyrë që të mos nënshtrohet presionit të PDK’së dhe z. Thaçi. Ne kemi shumicën tani si opozitë në Parlament dhe neve na takon që ta japim Kryeministrin. Këto ditë kemi punuar më tepër me ndërkombëtaret në mënyrë që ata t’i informojmë dhe t’i sigurojmë se do t’i vazhdojmë politikat që kanë qenë duke u implemtuar dhe t’i ndërtojmë me ndërkombëtarët siç është: dialogu, zhvillimi ekonomik, komunikimi me pakicat, përfshirja e pakicave. Tjerat, mendoj se do të ecin dhe s;mund të na pengojnë.

Express: A besoni se përfaqësuesit e komunitetit pakicë, veçanërisht, ata të komitetit serb do t’i bashkohen koalicionit të LDK-AAK-NISMA?

Isa Mustafa: Nuk mund të them, sot, sepse nuk kam qenë në biseda, mirëpo, unë mendoj se do të kemi përfaqësues të komunitetit serb edhe të komuniteteve tjera. Me Kushtetutë ne jemi të obliguar të kemi përfaqësues të pakicave. Edhe z. Rashic, në ditën kur kemi nënshkruar Marrëveshjen, është deklaruar se ai është i gatshëm t’i bashkohet këtij koalicioni. Kështu që s’shoh ndonjë problem në këtë drejtim.

Më Shumë

Aksident i rëndë mes katër veturave në autostradën “Ibrahim Rugova”, lëndohen 8 persona

Tetë persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur pasditen e së dieles në autostradën “Ibrahim Rugova”. Lajmin e ka...

Moti me diell, temperaturat deri në 32 gradë celsius

Moti sot parashihet të jetë kryesisht me diell. Vranësirat më të fokusuara parashihen përreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-18 gradë Celsius, ndërsa...

Lajmet e Fundit