13.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Mustafa: Kryeziu do të jetë kryetar i Prizrenit

LDK-prizren10-4Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa është shprehur i sigurt në fitoren e LDK-së dhe Eqrem Kryueziut në Prizren. Ai tha se qyteti i Prizrenit e meriton një qeverisje më të mirë. “Jam i sigurt se Eqrem Kryeziu do t’i fitojë zgjedhjet në Prizren”, tha Mustafa.

Lidhja Demokratike e Kosovës në Prizren, të premten ka hapur fushatën zgjedhore në Prizren. Tubimi është mbajtur në sheshin e qytetit “Shatërvan”. Në këtë tubim kanë marrë pjesë mijëra qytetarë dhe simpatizantë të LDK-së.

Kryetari Mustafa i ka ftuar të gjithë që të dalin në zgjedhje dhe të votojnë LDK-në dhe kandidatin për kryetar të Prizrenit, Eqrem Kryeziun. “Vota për LDK-në është votë për vetveten”, tha Mustafa.

Ai premtoi se LDK-ja me qeverisjen e mirë do të fuqizojë qytetin e Prizrenit. ”Prizreni nuk është vetëm u juaj, por i gjithë Kosovës”, tha Mustafa.

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, Eqrem Kryeziu i ka ftuar qytetarët që me 3 nëntor të votojnë LDK-në. Ai tha se LDK-ja është partia e vetme që në vete ka shpresën, besimin dhe dashurinë për qytetarët. “Këto janë virtytet dhe substanca e LDK-së”, tha Kryeziu. Ai premtoi se LDK-ja do të zhvillojë ekonomikisht Prizrenin. “Ju ftoj që të votoni për LDK-në dhe për të ardhmen e Prizrenit”, tha Kryeziu./PrizrenPress.com/

Më Shumë

52 vite më parë Bekim Fehmiu vizitoi për herë të parë Shqipërinë

Më 21 prill 1972 aktori kosovar me famë botërore Bekim Fehmiu vizitonte për herë të parë Shqipërinë. Fehmiu lindi në Sarajevë më 1 qershor 1936...

Vjedhje në Suharekë

Një shtëpi  në Suharekë  është vjedhur  nga persona të pa njohur të cilët morën paratë e gatshme dhe stolin e ari, me vlerë të...

Lajmet e Fundit