11.6 C
Prizren
E shtunë, 7 Shkurt, 2026

Mustafa: Me marrëveshjen do të shuhen gjykatat paralele

Isa mustafaaaaKryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka folur para deputetët për marrëveshjen e arritur për drejtësi në Bruksel.

Duke folur për pikat e kësaj marrëveshje dhe rëndësinë e saj për shtetin e Kosovës, duke e vlerësuar se e rëndësishme ka qenë sistemi unik i drejtësisë në Kosovës, Mustafa ka përmendur edhe ekzistimin e gjykatave paralele.

Por, me këtë marrëveshje Mustafa tha se do të shuhen të gjitha gjykatat paralele që kanë ekzistuar deri më tani.

“Për çështjet e drejtësisë është zhvilluar një dialog për një periudhë të gjatë kohore ku kanë marrë pjesë shumë ekspert të të gjitha fushave në këtë drejtim. Të gjitha zgjidhjet janë arritur në suaza të ligjeve të Kosovës. Me nënshkrimin e kësaj marrëveshje do të shuhen të gjitha gjykatat paralele që kanë funksionuar deri më tani”, ka thënë Mustafa.

Ai, tha se në këtë marrëveshje nuk ka palë humbëse e as fituese.

“Kanë fituar të gjitha palët, qytetarët dhe sovraniteti i vendit tonë”, tha Mustafa.

Më Shumë

Refuzohet paraburgimi ndaj drejtorit të “Ekoregjonit”, Burim Shala

Gjykata ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Speciale për caktimin e masës së paraburgimit ndaj kryeshefit të "Ekoregjonit", Burim Shala. Sipas vendimit të gjykatës, kërkesa e...

Gjendet pa shenja jete punonjësi i Doganës në Prizren

Një ngjarje e rëndë është regjistruar dje në Prizren, ku një person është gjetur pa shenja jete brenda banesës së tij. Rreth orës 11:30 të...

Lajmet e Fundit