7.8 C
Prizren
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Mustafa: Masakra e Reçakut alarmoi botën për gjenocidin që po ushtrohej ndaj shqiptarëve

Mustafa-akademi perkujtimore per recakunKryeministri i Kosovës, Isa Mustafa në Akademinë Përkujtimore për Masakrën e Reçakut, e mbajtur në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë, ka kujtuar se me pamjet e saj rrëqethëse kjo masakër tronditi botën.

“Kjo masakër hoqi përfundimisht maskën e politikës serbe ndaj popullit të Kosovës dhe nxiti mobilizimin e Aleancës Veri-Atlantike për të ndërhyrë në Kosovë”, ka thënë kryeministri Mustafa, transmeton Koha.net.

Në datën e sotme të vitit 1999, forcat ushtarake e policore serbe, vranë e masakruan 45 banorë të fshatit Reçak, ka kujtuar Mustafa, teksa ka shtuar se kjo masakër alarmoi botën për tmerrin dhe gjenocidin që po ushtrohej ndaj popullatës civile shqiptare dhe njëherësh shënoi një kthesë historike për Kosovën.

“Vrasja brutale e civilëve të pambrojtur dhe loja e zezë e mosdorëzimit të trupave të pajetë familjeve, nga ushtria dhe policia serbe, me pretekstin e obduksionit, irritoi tej mase mbarë botën demokratike, e cila e prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e tjera të Aleancës Veri-Atlantike, vendosi që t’ia zgjaste Kosovës dorën e mbrojtjes, duke e nxjerrë një herë e përgjithmonë nga kthetrat e terrorit shtetëror serb”, ka thënë ai.

Kryeministri ka thënë se nuk do të harrohen kurrë ato që kanë ndodhur në Kosovë, tragjeditë e pafundme që ka përjetuar populli shqiptar nga dhuna serbe.

“Masakrat ndaj popullsisë civile shqiptare janë të hershme dhe kanë nisur që në krahinën e Toplicës, e cila u spastrua etnikisht në fundin e shekullit XIX. Për fat të keq, spastrimi etnik i shqiptarëve vazhdoi pothuajse gjatë tërë shekullit XX. Është Reçaku, pasqyrimi më tragjik i veprimeve të çmendura të ushtrisë dhe policisë serbe dhe grupeve të tyre paramilitare për spastrim etnik, pa zgjedhur viktimat, duke vrarë pleq e të rinj. Është Reçaku, po ashtu, një prej shembujve historik, i cili tregon qartë se sa e rëndë dhe e tmerrshme është historia e pavarësisë së Kosovës por edhe sa e çmueshme duhet të jetë ajo sot për ne”, ka thënë Mustafa.

Se pavarësia e vendit tonë u ndërtua jo në një ditë dhe me një akt, por në saje të përpjekjeve dhe sakrificave shekullore të shumë gjeneratave, të shumë patriotëve, të vëllezërve dhe baballarëve tanë, të nënave dhe motrave tona, të luftëtarëve të rënë në altarin e lirisë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të rezistencës paqësore, ka shtuar më tej ai.

Më Shumë

Rexhep Qosja: Rëndësia e Kongresit të Manastirit për kombin shqiptar

Mes datave 14 dhe 22 nëntor të vitit 1908 është mbajtur Kongresi i Manastirit që kulmoi me caktimin e alfabetit të Gjuhës shqipe më...

80 vjet trashëgimi kulturore: SHKA “Agimi” feston jubileun në Prizren

Shoqëria Kulturo-Artistike “Agimi” festoi sot 80-vjetorin e saj me një ceremoni solemne të mbajtur në Prizren, ku morën pjesë personalitete të shquara, përfaqësues të...

Lajmet e Fundit