Mustafa në Prizren: Shkarkimi i Jabllanoviqit nuk është kushtëzuar

Isa Mustafa LDKKryeministri Isa Mustafa tha se nuk ka asnjë të vërtetë rreth raportimeve në media se është kushtëzuar shkarkimi i ministrit Aleksandër Jabllanoviq me pozitën e zëvendës shefit të AKI-se.

“Emërimi i zëvendës shefit të AKI-së përcaktohet me Kushtetutë dhe nuk ka të bëjë fare me të”, tha Mustafa.

Sa i përket ministrit Jabllanoviq i cili i ka quajtur nënat gjakovare egërsira, Mustafa tha se është bërë bujë e panevojshme rreth këtij rasti. Sipas Mustafës do të vlerësohet në këtë rast nëse është shkelur Kushtetuta.

Këto deklarata kryeministri Mustafa i ka dhënë gjatë vizitës që i ka bërë Doganës së Kosovës në pikën kufitare në Vërmicë ku është takuar me drejtorin e Doganës/RTK/

Më Shumë

Zyrtare: Vedat Muriqi rikthehet te Fenerbahçe

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, do të jetë futbollist i ri i Fenerbahçe. Lajmi është konfirmuar të enjten nga klubi i njohur turk, i cili...

Telex rikthehet në skenë pas më shumë se 15 vitesh në Prizren Rock & Blues Festival

Pas më shumë se 15 vitesh mungesë, grupi legjendar Telex rikthehet fuqishëm në skenë me vokalin unik të Sejat Jakupit. Një nga emrat që ka...

Lajmet e Fundit