2.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Mustafa në Rahovec: LDK-ja e ka identifikuar rrugën e fitores

Mustafa MalishevKryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, dr. Isa Mustafa tha në Rahovec se LDK-ja e ka identifikuar ndershmërisht rrugën e fitores, nga e cila nuk do ta ndalë askush dhe në këtë fitore bën pjesë edhe qyteti i Rahovecit.

“Në zgjedhjet e kaluara, në raundin e parë, kemi arritur shumicën e votave. Ngjashëm do të bëjmë edhe sivjet. Ne ofrojmë një alternativë qeverisëse të mirë, alternativën më të mirë të zhvillimit ekonomik, të shfrytëzimit të buxhetit, të shpërndarjes më të mirë të investimeve, të arsimit më të mirë, të lidhjes me qeverinë qendrore, të cilën ne do ta fitojmë vitin e ardhshëm”, ka thënë kryetari i LDK-së.

Kandidati i LDK-së për Rahovecin, Fahredin Shehu, sipas kryetarit Mustafa, do t’ia kthej këtij qyteti vlerat familjare, vlerat fetare, vlerat njerëzore, të cilat ne i respektojmë, sepse i respekton edhe programi i Lidhje Demokratike.

Ju do ta keni një kryetar, i cili do të ndihmojë punësimin në Rahovec, bujqësinë në Rahovec, zhvillimin ekonomik, do t’i përkrahë studentët nga Rahoveci në Prishtinë dhe në botën e jashtme, do ta zhvillojë infrastrukturën e këtij qyteti dhe, çka është më e rëndësishmja, do t’i trajtojë njëjtë të gjithë qytetarët e Rahovecit. Kjo është një qeverisje krejt ndryshe, në krahasim me ato që i keni pasur deri tani”, theksoi kreu i LDK-së, Isa Mustafa.

Sipas tij, kandidati Shehu dhe kandidatët për Kuvendin Komunal të Rahovecit, do të bëjnë ndryshime në dobi të qytetarit, në dobi të familjeve tuaja dhe do të kemi një mendat me të cilin do të krenohemi për punën që do ta bëjmë bashkërisht.

“Në bujqësi, vreshtari dhe pemëtari jeni më të zotët në Kosovë, sepse keni dhënë shembullin më të mirë, duke u treguar punëtorë të shkëlqyeshëm, jo vetëm në Kosovë, por edhe jashtë Kosove”, tha kryetari Mustafa.

Kandidati i LDK-së Rahovec, z. Fahredin Shehu, duke shpalosur programin katërvjeçar, propozoi një plan zhvillimor të përgjithshëm komunal, në të cilin qytetari do ta ketë fjalën kryesore dhe do t’i trajtojë të gjitha problemet që atë e preokupojnë.

“Programi ynë qeverisës nuk do të jetë katër vjet, por 20 vjet, sikur në kohën e Rugovës. Nuk do t’i ratifikojë dështimet dhe projektet e huaja dhe që në ditën e parë ne do ta bëjmë auditimin e të gjitha pasqyrave financiare dhe kthimin e të gjitha borxheve, të cilat i kanë bërë të tjerët. Me përkrahjen e Kryesisë qendrore të LDK-së dhe të akademik Isa Mustafës, ne do të angazhohemi që ta fuqizojmë dhe ta përkrahim nënën tonë, femrën tonë, gruan tonë”, tha Shehu.

Më Shumë

Promovohet libri “Fotografitë që pavdekësuan Prizrenin”

Libri " Fotografitë që pavdekësuan Prizrenin" i autorit Salajdin Krasniqi u promovua mbrëmë në Prizren . Libri është vlerësuar lartë. Redaktori Dr. Nexhat Çoçaj tha se...

Moti sot: I vranët e me shi, rikthehet pluhuri saharian

Këtë të martë në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe me intervale të shkurtra me diell, ku pasdite dhe në...

Lajmet e Fundit