16.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Thaçi, 75 milion euro për Malishevën

SONY DSCKryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka premtuar të premten 75 milion euro për Malishevën. Këtë premtim Thaçi e ka dhënë në fushatën zgjedhore të PDK-së në këtë qytet.

“Ky është tubim madhështor për fitoren bindëse të Partisë Demokratike të Kosovës, edhe në Malishevë. PDK-ja edhe kësaj radhe ka dëshmuar përgjegjësinë e qeverisjes së mirë në komunat ku udhëheq. Flakadani i fitores për PDK-në punon në Malishevë”, tha Thaçi.

Ai ka kërkuar që në zgjedhjet e 3 nëntorit të votohet kandidati i PDK-së, Isni Kilaj. ”Zotohem, se çdo projekt që ka prezantuar Kilaj, në qytet apo fshat, do ta ketë përkrahjen e Qeverisë. Kemi vendosur që për mandatin tuaj katërvjeçar, ti ndajmë 75 milion euro investime në Malishevë. Votojeni PDK dhe numrin 99, për Malishevën evropiane dhe njeriun tuaj Isni Kilaj”.

Kandidati i PDK-së për kryetar të Malishevës, Isni Kilaj, premtoi se do të vazhdojë me qeverisjen e mirë për Malishevën Evropiane.

.Sot Malisheva është një qytet modern, me shkolla të bukura, Pallat Kulture, me Pallat të Sporteve, Muze të qytetit, stadium futbolli, shkollën profesionale, rrugë të asfaltuara në të gjitha fshatrat shumë ujësjellës, rrjete kanalizimi në të gjitha fshatrat e Komunës, shumë trotuar, parqe publike dhe qindra projekte të tjera të realizuara në këto 4 vite”, tha Kilaj.

“U premtoj se do të shtrojmë me asfalt të gjitha rrugicat në fshatra, do të ndërtojmë transitin, do të ndërtojmë shkollat në Gurishtë, Bubavec, Carrallukë, Golluboc, Astrazup, Llozicë, Lladroc, ujësjellësin e Drenocit, Senikut, Shkarashnikut, Bubavecit, Kijevës, të Pagarushës. Do të vazhdojmë me projekte në të gjitha fushat e jetës si në: shëndetësi, kulturë, rini, sport, mbështetje për bujqit dhe prodhimtarinë bujqësore, dhe qeverisja e mire vazhdon”./PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Lajmet e Fundit