21.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Konjufca: Trepça ndermarrje publike ose demostrata masive!

GlaukKonjufcaGlauk Konjufca nga Vetëvendosje në emisionin “Rrokum Roll’ me Fidan Jupollin në Tv Rrokum ka theksue se po bahet përpjekje nga Qeveria që Kuvendin me u shndrrue në teatrin e kukllave.

Konjufca ka theksue se ligji aktual për Trepçën nuk e zgjidhë problemin për ketë aset të madh ekonomik , tue theksue se për ndryshimin e tij ka ndërhy Serbia dhe disa faktorë ndërkombëtar.

Ai ka theksue se duhet me dhanë garanci që Trepça nji aset i madh ekonomik me u ba ndërmarrja publike, në të kundërtën ai ka paralajmërue se protestat janë të pashmangshme.

Simbas tij diskutimi i fundit për Trepçën nuk lenë shumë shpresë, tue shtue se Isa Mustafa e Kadri Veseli sot ja kanë mbytë shpresat qytetarëve.

Konjufca ka theksue se nëse Trepça nuk bahet ndërmarrje publike populli ka me u qu serish në demostrata./Rrokum/

Më Shumë

“Fëmija po rrezikohen”- vozitje të “çmendura” në një fshat të Malishevës, pamje nga kamerat

Në njërën rrugë të fshatit Drenoc të Komunës së Malishevës banorët atje po rrezikohen nga ngasësit e veturave. Pamjet nga kamerat e sigurisë që janë...

Zhdukja e kobshme – Niset për shtëpi, e moshuara nga Rahoveci vdes në mal

Si rëndom, edhe pasditen e së dielës doli nga shtëpia, por në të nuk u kthye e gjallë.   Hajnishahe Hoti nga Ratkoci i Rahovecit pasi...

Lajmet e Fundit