22.5 C
Prizren
E mërkurë, 9 Korrik, 2025

Mustafa: Problemet të zgjidhen në institucione, jo në rrugë

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, ka folur sot për protestën e 18 prillit të paralajmëruar nga tri partitë opozitare, Vetëvendosje, AAK dhe Nisma.

Duke folur për këtë në mbledhjen e qeverisë, Mustafa tha se zgjidhja e problemeve duhet të gjendet në institucione të Kosovës e jo në rrugë.

“Shpreh bindjen time se problemet aktuale që ekzistojnë ne Kosovë duhet t’i zgjedhim brenda institucioneve të Kosovës, duhet të zgjidhet me votën e lirë të qytetarëve”, tha Mustafa.

Mustafa ka folur edhe për nënshkrimin e kontratës për investimet në Brezovicë, që sipas tij do të hapin mundësi të mëdha zhvillimore edhe për turizmin edhe për punësimin e njerëzve jo vetëm në atë pjesë po edhe pjesë e të tjera.

Mustafa tha se me nënshkrimin e kësaj kontrate po vërehet se po fitohet besimi i investitorëve.

“Kjo flet se ngadalë po e fitojmë besimin e investitorëve të jashtëm, ardhjen e tyre në Kosovë dhe shpresoj që masat që po i marrim tani do të arrijmë të kemi më shumë investitorë”, tha shefi i ekzekutivit kosovar.

Mustafa konsideron se është një hap shumë i mirë propozimi i Ministrisë së Financave për uljen e TVSh-së në disa produkte.

“Është një hap tjetër drejt zhvillimit ekonomik”, u shpreh ai në mbledhjen e sotme të qeverisë./Kallxo.com/

Më Shumë

Tentoi të trafikonte armë zjarri në Shqipëri – arrestohet në Morinë 28-vjeçari nga Prizreni

Policia Kufitare në Morinë ka arrestuar në flagrancë një shtetas nga Prizreni, pasi në automjetin e tij u gjetën një armë zjarri dhe municion...

Në Malishevë ka nis fushata e korrje-shirjeve me rendimente të kënaqshme

Në territorin e Komunës së Malishevës ka nisur fushata e korrje-shirjeve të grurit, e cila po zhvillohet me rendimente të larta sipas të dhënave...

Lajmet e Fundit