10.3 C
Prizren
E mërkurë, 10 Dhjetor, 2025

Mustafa: Rishikimi i marrëveshjes, vetëm temë mediale

Isa Mustafa LDKPas takimit dy palësh ndërmjet liderit të LDK-së, Isa Mustafa dhe atij të AAK-së, Ramush Haradinaj, të dy liderët kanë thënë se temat e diskutimeve të tyre edhe më tej mbeten ndërtimi i institucioneve.

“Të gjitha vonesat e formimit të institucioneve po reflektojnë në gjendjen e vendit. Jemi të vendosur për ndryshim dhe po punojmë se bashku intenzivisht për të ndodhur kjo”, ka thënë pas takimit, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ndërkaq, Isa Mustafa, duke komentuar raportimet në media për atë se pritet që ai të kërkojë nga partitë e koalicionit postin e kryeministrit, ka thënë se “këto janë tema të hapura vetëm në media”.

“Ne po diskutojmë se si t’i ndërtojmë institucionet e vendit, si të kemi ndërtimin e qeverisë. Ne kemi ndërtuar një besim të ndërsjellë dhe do të punojmë së bashku drejt themelimit të institucioneve”, ka thënë Mustafa. /Telegrafi/

Më Shumë

Gjendet pa shenja jete një person në një lokal në Prizren

Një person është gjetur pa shenja jete ditën e djeshme në një lokal në Prizren. Sipas raportit 24-orësh, ekipi i urgjencës ka dalë menjëherë në...

Ngacmon të miturën në market në Prizren, i dyshuari rezulton i kërkuar për vjedhje

Një rast i rëndë i ngacmimit ndaj një të miture është raportuar mbrëmë në Prizren, ku hetuesit rajonalë kanë ndaluar një person që dyshohet...

Lajmet e Fundit