12.8 C
Prizren
E mërkurë, 14 Maj, 2025

Mustafa: Shtylla e parë e Qeverisë, zhvillimi ekonomik

Isa mustafaaaa(E plotësuar) I mandatuari për kryeministër të Kosovës, Isa Mustafa, është duke shpalosur objektivat qeverisëse të qeverisë që do të udhëheqet nga ai.

Mustafa, pasi ka falënderuar të pranishmit në sallë, ka thënë se “në 4 vitet e ardhshme Kosova do të qeveriset nga koalicioni qeverisës i dy partive më të mëdha në vend së bashku me pakicat”.

“Koalicioni qeverisës është ndërtuar duke respektuar vullnetin e qytetarëve të Kosovës. Koalicioni zotohet se do të punojë shumë për sundimin e rendit dhe ligjit, shtetit të së drejtës. Po ashtu, Qeveria e Kosovës është e vetëdijshme për zhvillimin ekonomik dhe do të fokusohet në forcimin e sektorit privat e krijimin e sa më shumë vendeve të reja të punës”, tha ndër të tjera Mustafa.

“Qeveria e re do të bashkëpunojë me shoqërinë civile, me organizatat tjera jo qeveritare dhe me komunitetin e biznesit. Ne shpeshim përkushtimin tonë për fqinjësi të mirë me synimin e forcimit të paqes dhe stabilitetit në rajonin tonë. Jemi të vetëdijshëm për vazhdimin e dialogut me Serbinë. Ne shprehim përkushtimin tonë për ndërtimin e një shteti me mundësi të barabarta për çdo qytetar të vendit dhe për luftimin krimit të organizuar dhe terrorizmit”.

Sipas tij, Qeveria ardhshme do të bazohet në këto pika: zhvillimi ekonomik, punësimi dhe mirëqenia; rendi dhe ligji, arsimi dhe shëndetësia, si dhe kultura, rinia dhe sporti.
————————————————-

Kuvendi i Kosovës ka filluar punimet plenare në të cilat pritet të zgjidhen institucionet e Republikës së Kosovës, përkatësisht Qeveria e ardhshme e Kosovës. /Telegrafi/

————————————————————–

“Pas procesit të suksesshëm të mbajtjes së zgjedhjeve të 8 tetorit, të cilat e nxorën PDK-në si parti fituese dhe në vazhdën e konsultimeve të përbashkëta dhe si rrjedhojë e arritjes së marrëveshjes së 8 dhjetorit, i kemi propozuar presidentes Atifete Jahajaga që për mandatar të jetë Isa Mustafa”, ka thënë Hashim Thaçi. /Telegrafi/

Më Shumë

Mallorca e di se ëndrra për Europë do të shuhet nëse nuk fiton sonte – rikthehet titullar Vedat Muriqi

Mallorca e ka të qartë se ëndrra për të rikthyer futbollin europian pas 22 vitesh do të shuhet, nëse nuk arrijnë të ndalin urgjentisht...

Mundësitë e granteve nga KIESA prezantohen para anëtarëve të shoqatës “Esnaf” në Prizren

Mundësitë e granteve që ofrohen nga Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) janë prezantuar para anëtarëve të shoqatës së biznesmenëve...

Lajmet e Fundit