13.5 C
Prizren
E premte, 5 Mars, 2021

Mustafa: Vrasjet e zyrtarëve të LDK-së të shqyrtohen nga Gjykata Speciale

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se vrasjet ndaj zyrtarëve të kësaj partie duhet të shqyrtohen nga Gjykata Speciale.

Mustafa është shprehur se kjo gjykatë nuk është themeluar me kërkesë të LDK-së.

“Unë mund të them që Gjykata Speciale nuk është themeluar as me kërkesën e LDK-së as me iniciativën e LDK-së. Shkak për themelimin e gjykatës ka qenë një raport që Këshilli i Evropës ka provuar atëherë dhe ajo është bërë si bazament themi i kërkesës për themelimin e gjykatës. Gjykata e ka një periudhë kohore gjatë të cilës do të trajtojë të gjitha krimet që janë bërë dhe unë besoj që në atë periudhë kohore do të duhet të shqyrtoheshin edhe vrasjet e zyrtarëve, anëtarëve të LDK-së dhe duhet të shqyrtohen të gjitha vrasjet e tjera sepse nuk mund të themi se disa vrasje janë të rëndësishme e disa të parëndësishme sepse vetë gjykata e ka rolin që në një formë të iu kthehet ose t’ia kthejmë borxhin që kemi ne ndaj viktimave që kanë rënë si objekt i sulmeve që kanë ndodhur në atë periudhë”, ka thënë Mustafa.

Në këtë intervistë, Mustafa ka thënë se dialogu me Serbinë duhet të përfundojë me njohje reciproke dhe të mos ketë prekje të kufijve.

“Nuk kemi fare nevojë të ulemi dhe të bisedojmë për gjëra të tjera. Ne kemi dialoguar mjaft shumë deri më tani për çështje të veçanta dhe është parë se ato nuk po përfundojnë dhe ne do ta përmbyllim këtë proces. Ne do të vazhdojmë si shtet i pavarur do të bashkëpunojmë me të gjitha vendet e Bashkimit Evropian, edhe me ato që na kanë njohur, edhe me ato që nuk na kanë njohur, sepse duhet t’i bindim që ato një ditë do ta njohin Kosovën. Do të ishte shumë mirë ta përfundojmë këtë proces dhe të bëhemi anëtare të Kombeve të Bashkuara dhe të mos kemi pengesa në komunikime ndërkombëtare, por edhe pengesa të brendshme kështu siç po na bëhen sot përmes këtyre komunave që janë në veri të vendit”, është shprehur Mustafa.

Gjykata Speciale ka kryer arrestimet e para të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në aktakuzat e ngritura ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimi përmenden edhe vrasjet e aktivistëve të LDK-së.

Më Shumë

Inspektorët aksion nëpër mishtoret e Prizrenit, konfiskohen 765 kilogramë mish

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë sot ka inspektuar mishtoret në Prizren, ku ka konfiskuar një sasi të mishit që nuk ka plotësuar kushtet për...

Vetëaksident në Suharekë, lëndohen pesë persona

Policia ka njoftuar se një vetëaksident ka ndodhur në Suahrekë. I dyshuari mashkull kosovar ka qenë duke e ngasur automjetin e tij, dyshohet nga pakujdesia...

Djali rrah babanë në Suharekë

Është arrestuar një person në Suharekë, pasi i njëjti ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij, raporton PrizrenPress. Policia e Kosovës ka...

Prizren, 53 raste të reja me Covid-19

Nga 3.674 mostra të marra, 591 kanë rezultuar pozitive brenda 24-orëve. Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 205 raste, Prizren 53 raste, Pejë 38 raste, Mitrovicë...

Ndryshon termini i ndeshjes Ballkani – Drenica

Ndeshja e javës së 23-të e Superligës ndërmjet Ballkanit dhe Drenicës, do të zhvillohet ditën e premte, më 5 mars, në orën 13:00. Kjo ndeshje...

Miliarderi japonez kërkon tetë persona për të udhëtuar bashkë drejt Hënës

Miliarderi japonez, Yusaku Maezawa, ka ftuar tetë njerëz t’i bashkohen në udhëtimin drejt Hënës me fluturimin e anijes “SpaceX” të Elon Muskut. “Dua njerëz nga...

Sërish lëndohet Strakosha

Lazio vijon përgatitjet për transfertën me Juventusin, e planifikuar për të shtunën në mbrëmje, teksa portieri shqiptar Thomas Strakosha është ndalur sërish për shkak...

Quni e citon Ajnshtajnin në prag të zgjedhjeve të LDK’së: Lider është ai i cili, nga rrëmuja sjell thjeshtësi

Anëtari i kryesisë së LDK’së, Anton Quni, njëherësh edhe pretendues për postin e kryetarit të këtij subjekti politik në zgjedhjet e brendshme të 14...

Japonia kërkon nga Kina që ta ndërpresë testin anal për Covid-19 ndaj qytetarëve të saj

Japonia i ka kërkuar Kinës që të mos u marrë mostra nga zorra e trashë qytetarëve të saj, kur ata të futen në shtetin...

Kuvendi i Prizrenit s’e miraton huamarrjen nga BERZH-i, Haskuka përplaset me kuvendarët

Kuvendarët e Kuvendit të Komunës së Prizrenit në seancën e fundit të këtij organi me shumicë votash nuk e kanë miratuar propozim-vendimin për huamarrje...

Arrestohet kosovari 57-vjeçar në Morinë, ishte në kërkim nga UNMIK-u për “vrasje e ngelur në tentativë”

Policia në Shqipëri ka arrestuar një 57-vjeçar nga Kosova, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga UNMIK-u për "vrasje e ngelur në tentativë...

Detaje nga plagosja e dy qytetarëve në Dragash

Tre persona janë arrestuar, njëri prej tyre zyrtar policor të cilët pas një përleshje fizike, zyrtari policor ka përdorur armën me ç ‘rast i...

Pas raportimeve për sulme, Zafir Berisha mbledh Këshillin Shtetëror për Siguri Kibernetike

Këshilli Shtetëror për Siguri Kibernetike ka mbajtur sot takimin e radhës ku u diskutua për gjendjen e sigurisë kibernetike në vend. Sipas njoftimit, ky takim...

Ndërron jetë ish-ushtari i UÇK-së, Hazer Hoti nga Rogova e Hasit

Sot ka ndërruar jetë në moshë të re veterani dhe ish-ushtari i UÇK-së, Hazer Hoti nga Rugova e Hasit. Lajmin për vdekjen e tij e...

Dy shtetas të huaj sulmohen nga persona të panjohur në Suharekë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje rreth orës 19:05 në Duhël të Suharekës është raportuar se dy shtetas të huaj janë...

Universiteti britanik hap master ku diplomohesh për grupin “The Beatles”

Një universitet britanik ka hapur masterin e parë në Arte ku mund të diplomohesh për “The Beatles” dhe ndikimin e gjerë të bandës legjendare...

Lajmet e Fundit