4.1 C
Prizren
E diel, 29 Mars, 2026

Mytaher Haskuka, betohet me 22 dhjetor

Kryetari i ri i Prizrenit, Mytaher Haskuka, do të betohet me 22 dhjetor të këtij viti.

Lajmi është konfirmuar nga zyrtari për informim i Komunës së Prizrenit, Ymer Berisha.

Sipas tij, këtë ditë do të inaugurohet edhe Kuvendi Komunal, shkruan PrizrenPress.

“Mbledhja inauguruese e Kuvendit të Komunës do të mbahet më 22 dhjetor 2017 (e premte), në orën 10:00 “, njofton Berisha.

Mytaher Haskuka është zgjedhur kryetar në zgjedhjet e 19 nëntorit.

Ai, detyrën e ka marrë zyrtarisht edhe nga ish-kryetari Ramadan Muja./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Lajmet e Fundit