9.4 C
Prizren
E hënë, 23 Mars, 2026

Mytaher Haskuka: Do të konsultohem me gruan nëse kandidohem apo jo për kryetar të Prizrenit

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, nuk ka qenë në gjendje të japë një përgjigje të prerë nëse do të jetë kandidat për edhe një mandat në zgjedhjet lokale të tetorit.

Ai ka thënë se ka ende disa punë që i kanë mbetur dhe do të donte t’i vazhdonte, por shton se vendimin nuk do ta marrë vet.

“Ka shumë projekte, shumë gjëra, por vendimin nuk do ta marrë vet, por në konsultim (me gruan ndoshta) dhe vendimi duhet me u marrë brenda këtij muaji”, ka deklaruar ai në REPORTERI n’komuna.

Ai ka thënë se në disa raste ka qenë i sabotuar nga niveli qendror,

“Të kishim pasur pak më shumë mbështetje nga qeveria, ndryshime do të kishim bërë edhe më të mëdha”, thotë ai.

I pyetur për raportet me bashkërpartiaken Drita Millaku e cila ka shpallur kandidaturën për kryetare të Prizrenit, Haskuka ka thënë se nuk ka kurrfarë problemi as me të dhe me asnjë tjetër./Reporter.net/

Më Shumë

Legjenda e rock-ut Bryan Adams vjen për koncert në Kosovë më 27 qershor

Ylli botëror i muzikës, Bryan Adams, do të performojë për herë të parë në Kosovë në kuadër të turneut të tij evropian. Sipas datave zyrtare...

Bashkimi kampion i Ligës Unike për femra

Bashkimi është shpallur kampione e Ligës Unike për femra për edicionin 2026, pasi triumfoi në finalen e madhe ndaj Pejës 03. Finalja u zhvillua në...

Lajmet e Fundit