23.8 C
Prizren
E diel, 19 Shtator, 2021

Nagavci mesazh mësimdhënësve që po hezitojnë t’i marrin vaksinat: S’ka mësim fizik pa vaksinim

Ka një numër të konsiderueshëm të mësimdhënësve të cilët nuk janë vaksinuar.

E për të nisur  procesin mësimorë fizikisht në shtator duhet të plotësohen edhe parakushtet për vaksinim tha ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), Arbërie Nagavci.

“Në po planifikojmë dhe po shpresojmë që viti i ri shkollor, do të jetë me pjesëmarrje fizike të nxënësve në shkolla, që nënkupton se duhet të plotësohen edhe parakushtet për vaksinim. Është mirë që kemi vaksina të mjaftueshme, janë të aprovuara dhe besoj do kemi numrin e rifreskuar të mësimdhënësve të vaksinuar dhe shpresoj që në këtë rritje të numrave të dy ditëve të fundit të personave që janë vaksinuar të jetë një numër i konsiderueshëm i mësimdhënësve”, tha Nagavci.

Sipas saj është një neglizhencë e mësimdhënësve  si pasojë e një përfundimi jo të lehtë të mësimit, dhe shfrytëzimi i tyre për pushime, por që tash që jemi para fillimit të vitit shkollor duhet shfrytëzuar mundësia e vaksinimit.

“Unë dëshiroj të besoj që ndoshta nuk është shumë hezitim, më shumë është një  neglizhencë e mësimdhënësve, një numër të tyre të cilët pas përfundimit të një viti shkollor jo shumë të lehtë e me sfida ndoshta e kanë shfrytëzuar këtë kohë të pushimit duke planifikuar që tash kur jemi para fillimit të vitit shkollor pra ata që akoma nuk janë vaksinuar të bëjnë vaksinimin në dy dozat në mënyrë që të jemi të gatshëm për fillimin e vitit të ri shkollor”, tha Nagavci për EO.

Mes tjerash  ministrja theksoi se është e nevojshme që të jemi të përgatitur me të gjitha kushtet për një kujdes të shëndetit publik, dhe se janë pikërisht mësimdhënësit ata që duhet të japin një shembull të tillë.

“Është mirë që të jemi të parapërgatitur dhe t’i plotësojmë të gjitha parakushtet për një kujdes për shëndetin publik, tash kemi praktikat e vendeve të rajonit të cilat me një farë forme e kanë ndaluar ambientet e mbyllura ku ka persona që nuk janë vaksinuar, kështu që unë besoj mësimdhënësit që promovojnë shkencën do të jenë një shembull i mirë për të tjerët”, përfundoi Nagavci.

Më Shumë

Erdogan dhe Putin pritet të takohen për të biseduar për Sirinë

Presidenti i Turqisë, Tayyip Erdogan, brenda këtij muaji pritet ta vizitojë Rusinë dhe do të takohet me homologun e tij rus, Vladimir Putin. Ata do...

Rahovec, arrestohet e më pas lirohet personi që po kultivonte kanabis

Në Rahovec, të mërkurën, është arrestuar një person pasi në një aneks të garazhës së tij janë gjetur dhe sekuestruar 9 bimë të dyshuara...

Katër astronautë amatorë nisin misionin rreth Tokës

Katër astronautë amatorë janë larguar nga Florida në misionin privat në orbitë. Ekuipazhi i Inspiration4, i përbërë nga një miliarder dhe tre qytetarë, doli...

24 të vdekur dhe 357 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

24 persona kanë vdekur dhe 357 raste të reja me koronavirus janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, njofton MSH, transmeton Klankosova.tv. 7...

Haskuka: Kërkoj mandatin e dytë, për ta bërë Prizrenin qendër të zhvillimit ekonomik

Kryetari aktual i Prizrenit, dha kandidati i VV-së, për zgjedhjet e 17 tetorit në këtë komunë, Mytaher Haskuka, ka thënë se ai kërkon mandatin...

Tension dhe përplasje në eventin që i bëri bashkë Noizyn dhe Meriton Mjekiqin

Mbrëmë u mbajtë një event në Tiranë në “Albulena Fight Night”. Përpos meçit mes Ervis Bicit dhe Abdul Kassimit, të ftuar ishin edhe Noizy me...

Murati: Ndërtimi i rrugës Prizren-Tetovë pritet të përfundojë brenda këtij mandati

Këtë të enjte, në Shkup është mbajtur mbledhja e parë e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Maqedonisë së Veriut më çrast...

Ngjarja e paralajmëruar për sot në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Administratës, Osman Hajdari bëjnë lansimin e regjistrit elektronik të procedurave...

Spitali i Prizrenit, 55 pacientë po trajtohen me Covid-19

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se trajtim mjekësor nga COVID-19, po marrin 591 pacientë në klinikat Covid-19 të...

Sekuestrohet një revole dhe 164 fishekë në Shirokë

Një person është ndalur dhe të njëjtit i është sekuestruar një revole me gas dhe 164 fishekë, raporton PrizrenPress Ngjarja ka ndodhur në Zonën Industriale,...

Malisheva dhe Feronikeli për vazhdimësi të rezultateve të mira, formacionet zyrtare

Malisheva dhe Feronikeli janë përballë njëra tjetrës në kuadër të xhiros së pestë në BKT Superligë. Dy skuadrat e kanë nisur mirë deri më tani,...

Aksident trafiku në Prizren, lëndohet një fëmijë

Një aksident trafiku ka ndodhur dje rreth orës 17:15 në rrugën “Wesli Clark” në Prizren, raporton PrizrenPress Një automjet i udhëtarëve ka goditur një fëmijë,...

Fejohet Britney Spears

Britney Spears është fejuar me të dashurin e saj, Sam Asghari. Këngëtarja ndau një video duke treguar unazën në Instagram, shkruan BBC. Spears po lufton me...

Kandidatja e LDK-së,Afërdita Morina-Biffar: Jam kthyer nga Gjermania për Prizrenin

Afërdita Morina-Biffar, është pjesë e listës zgjedhore e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kuvendare të Prizrenit. Ajo në këtë listë mban numrin 8, kurse LDK-ja...

“Loyola–Gymnasium” në Prizren shpall konkurs për një mësimdhënës/ mësimdhënëse të matematikës

Asociation “Loyola–Gymnasium” ka shpall konkurs për një mësimdhënës/ mësimdhënëse të matematikës, për një angazhim me gjysmë norme. Dokumentet e nevojshme: • Letër motivuese; • CV; • Diploma e...

Lionel Messi ‘nuk e kuptoi’ asnjëherë se përse ky lojtar nuk luante te Barcelona

Lionel Messi personalisht i tha mesfushorit të Barcelonës, Miralem Pjanic, se ai nuk e kuptonte pse Ronald Koeman nuk po e zgjidhte atë. Mesfushori u...

Lajmet e Fundit