3.3 C
Prizren
E martë, 4 Shkurt, 2025

Naim Qelaj, për të drejtën e Shyhrete Berishës: Klientja ime më në fund ndjen një fitore morale

Në emisionin “Përballje” – prodhim nga Telegrafi.com me gazetarin Muhamet Hajrullahu – është diskutuar rasti gjyqësor i të mbijetuarës së masakrës së kryer nga forcat serbe ndaj familjes Berisha në Suharekë, gjatë vitit 1999.
Avokati Naim Qelaj ka deklaruar se klientja e tij, në telefonatën që kanë pasur pas vendimit të Gjykatës Themelore në Prizren (Dega në Suharekë), ka qenë shumë e emocionuar që rasti i saj pas 17 vitesh ka përfunduar në dobi të saj – ani pse jo me vendim fuqiplotë.

“Gjykata në Suharekë, që nga viti 2000 është përballur me kërkesën që ajo të kthehet në shtëpinë ku ka jetuar e ku ishin kujtimet e fëmijëve e të bashkëshortit të saj”, ka thënë ai. “Ajo ka thënë se ky vendim është lajm i mirë për të, sepse po triumfon e drejta. Telefonatën u ndërpre shpejtë, për shkak të gjendjes emocionale të saj”.

Në anën tjetër, Luljeta Demolli – drejtoreshë ekzekutive e Qendrës Kosovare për Studime Gjinore – ka thënë se ky rast ka gëzuar të gjithë aktivistët që kanë lobuar për temat si ajo e së drejtës së pronës.

‘Ky rast i ka përshkruar të gjitha dobësitë në sistemin tonë të drejtësisë e në sistemin tonë shoqëror për mos njohjen e pronës që i takon gruas si pjesë e barabartë e shoqërisë dhe familjes”, ka thënë ajo.

Shyhrete Berishës, së cilës më 1999 ia vrasin fëmijët dhe burrin, më në fund i njihet e drejta mbi pronësinë e gjysmës së shtëpisë dhe të tokës në të cilën ka jetuar me familjen. /Telegrafi/

Më Shumë

Abdixhiku në Suharekë premton 5 miliardë euro investime

Lidhja Demokratike e Kosovës ka vazhduar me tubimin elektoral në Suharekë. Kandidati për kryeministër nga kjo parti, Lumir Abdixhiku, tha se Suhareka vazhdon të...

Vranët dhe me diell

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot do të mbajë mot i vranët dhe me periudha të shkurtra me diell. IHK njofton se në mëngjes...

Mallkim nëne

Lajmet e Fundit